Pikën e parë për Çekinë e fitoi Tomas Machaci cili mposhti Liam Draxl me rezultat 6:2, 3:6, 6:2.

Fitoren dhe kualifikimin e Çekisë në gjysmëfinale e siguroi Jiri Lehecka, i cili triumfoi ndaj Felix Auger-Aliassime me rezultatin 7:6 (7:4), 6:2. Në gjysmëfinale, Çekia do të përballet me fituesin e duelit mes Italisë dhe Koresë së Jugut, i cili zhvillohet sot.

Dy çerekfinalet e tjera të Kupës Davis do të zhvillohen nesëre ku do të përballen: Britania e Madhe – Gjermania dhe Austria – Spanja. Titullin e kampionit të Botës e mbron Përfaqësuesja e Italisë.