Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “National Geographic” zbulon magjinë e Vjosës: Lumi i egër që i jep jetë natyrës dhe komuniteteve lokale

    Ndjekje si në filmat aksion/ Arrestohen tre shqiptarë në Spanjë, grabisnin vilat luksoze për vetëm 10 minuta dhe fshiheshin në male 

    Tirana mirëpret konferencën e dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Do të mblidhen mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “National Geographic” zbulon magjinë e Vjosës: Lumi i egër që i jep jetë natyrës dhe komuniteteve lokale
    Aktualitet

    “National Geographic” zbulon magjinë e Vjosës: Lumi i egër që i jep jetë natyrës dhe komuniteteve lokale

    November 25, 2026
    Screenshot

    Vjosa dhe peizazhet e saj të veçanta, biodiversiteti dhe mundësitë që krijon për komunitetet lokale janë në qendër të një reportazhi të prestigjiozes ”National Geographic”, që përcjell një udhëtim nga burimi i lumit deri në derdhjen e tij në det.

    Eksploruesi i ”National Geographic”, Nick St. Oegger, sjell përmes një reportazhi bukuritë natyrore dhe vlerat ekologjike të lumit Vjosa.

    Reportazhi pasqyron bukurinë natyrore të Vjosës, e cila përshkon mbi 250 kilometra në territorin shqiptar, duke ruajtur rrjedhën e saj të lirë, pa diga, si dhe rolin e rëndësishëm që ajo luan në jetën e banorëve të zonës.

    ”Herën e parë që pashë Vjosën, nuk e kuptova se po shihja një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Të ndjekësh Vjosën përmes Shqipërisë do të thotë të afrohesh me diçka të rrallë, një lumë që rrjedh sipas rregullave të veta. Një lumë i egër, pa diga, që riformëson vazhdimisht tokën dhe njerëzit përreth tij. Vjosa hap rrugën, duke përshkuar mbi 250 kilometra nga burimi e deri në det. Kur je pas timonit, ti e ke kontrollin.

    Gjithçka funksionon në harmoni, por Vjosa rrjedh e lirë.

    Dhe gjithmonë shfaqet një kthesë tjetër, një grykë tjetër, një peizazh tjetër. Pas qytetit të Përmetit, lugina ngushtohet dhe Vjosa shton shpejtësinë, duke rrjedhur drejt Grykës së Këlcyrës. Këtu takoj Zamon dhe Almën, sipërmarrës vendas që kanë ngritur një biznes raftingu, duke shfrytëzuar rrymat e ndryshueshme të Vjosës.

    ”Vjosa është tejet e rëndësishme për banorët e zonës. Potenciali i saj turistik krijon mundësi për shumë familje. Rreth 400 familje përfitojnë të ardhura nga aktivitete si raftingu dhe kajaku në Vjosë”, thotë Zamoja.

    Vjosën nuk mund ta kontrollosh, pasi duhet të dish të lexosh rrymën dhe të përshtatesh me natyrën e saj të lirë. Sa më gjatë të udhëtosh përgjatë Vjosës, aq më shumë vëren se e njëjta mjeshtëri përshkon të gjithë luginën – njohuri dhe tradita të trashëguara ndër breza, me një artizanat që e ka rrënjën te trashëgimia, të krijuar nga duart e njerëzve me saktësi dhe përkushtim.

    Pas disa kthesave të tjera, Vjosa takon detin. Kam mbërritur në Lagunën e Nartës, në deltën e Vjosës. Këtu peizazhi është më i qetë, zona të lagështa dhe hapësira ujore, të formuara nga takimi i tokës me detin. Në lagunë takoj Jonin, një ekolog vendas që e njeh këtë vend në çdo detaj.

    ”Lumi Vjosa ndryshon gjatë rrjedhës së tij, duke sjellë sedimente dhe ato grumbullohen këtu dhe krijojnë gjithë këtë mjedis madhështor. Pjesa më e veçantë janë zogjtë. Këtu numërohen më shumë se 200 lloje shpendësh. Kur njerëzit vinin këtu, ata mund të shihnin mijëra flamingo që fluturonin mbi kokat e tyre”, thotë Joni.

    Kur e fillova udhëtimin tim, po ndiqja rrjedhën e një lumi malor. Që atëherë, e kam parë të marrë forma të shumta, duke kaluar përmes grykave të thyer, fushave me rrjedha të ndërthurura dhe zonave të gjera ligatinore.

    Kur je në rrugë, ti e ke kontrollin. Por, sapo zbret nga makina, peizazhi merr drejtimin – duke të kujtuar menjëherë se çfarë do të thotë vërtet “e egër”, thotë eksploruesi i ”National Geographic”, Nick St. Oegger.

    Artikulli Nazional geographic Vjosa
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “National Geographic” zbulon magjinë e Vjosës: Lumi i egër që i jep jetë natyrës dhe komuniteteve lokale

    November 25, 2026

    Ndjekje si në filmat aksion/ Arrestohen tre shqiptarë në Spanjë, grabisnin vilat luksoze për vetëm 10 minuta dhe fshiheshin në male 

    November 25, 2026

    Tirana mirëpret konferencën e dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Do të mblidhen mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni

    November 25, 2026

    Në zonat malore priten reshje bore, parashikimi i motit për sot

    November 25, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.