Barcelona në alarm para sfidës me Sabahun, Joan Garcia rrezikon të mungojë

Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, mund të mos luajë në përballjen e sotme me Sabahun në Ligën e Kampionëve, pasi ende nuk është rikuperuar nga shqetësimet në gju.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, gjendja e portierit nuk është përmirësuar plotësisht dhe vendimi për përfshirjen e tij në ndeshje do të merret vetëm pas vlerësimit të fundit mjekësor.

Të lidhura

None found

Garcia kishte munguar edhe në sfidën ndaj Sevillas gjatë muajit shtator për shkak të një dëmtimi në gju. Megjithatë, problemi vazhdon, pasi spanjolli vuan ende nga edema kockore.

Shqetësimet janë shtuar edhe më shumë pasi portieri e mbylli ndeshjen e së dielës kundër Villarrealit duke ndier dhimbje.

Për këtë arsye, stafi teknik dhe ai mjekësor i Barcelonës po tregohen të kujdesshëm përpara se të japin verdiktin përfundimtar.

Hansi Flick nuk ka ndërmend të rrezikojë shëndetin e Garcias, sidomos duke marrë parasysh kalendarin e ngjeshur të skuadrës dhe numrin e lartë të ndeshjeve gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.

Barcelona duhet të vlerësojë rëndësinë e takimit me Sabahun, por njëkohësisht edhe nevojën që portieri të jetë në formën më të mirë për sfidat e ardhshme.

Nëse Flick vendos ta lërë jashtë Garcian, vendin e tij në portë pritet ta marrë Dominik Livakovic.


Shtuar më 25.11.2026 09:25

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel