Një automjet tip “Toyota” është përfshirë pjesërisht nga flakët në orët e para të mëngjesit në lagjen “1 Maji” në Vlorë.

Dyshohet se zjarri ka nisur aksidentalisht nga një kosh plastik mbeturinash, pranë të cilit ishte parkuar automjeti.

Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, është djegur pjesërisht një automjet tip “Toyota”, në pronësi të një kompanie.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në një kosh plastik mbeturinash dhe më pas ka përfshirë automjetin e parkuar pranë tij.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: