“E pa kur e goditi me sëpatë dhe…”/ Detaje tronditëse nga dosja për vrasjen e Arlinda Zekajt, ish-vjehrra e monitoronte, ish-kunati i dërgonte pamjet Një doganier i Kosovës është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikëkalimin kufitar të Merdarit, pasi një person i dyshuar e ka goditur me automjet dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur të martën, kur zyrtarët e Doganës kishin ndaluar një automjet për kontroll, me dyshimin se mund të transportonte mallra kontrabandë. Në momentin kur doganieri po kryente detyrën, i dyshuari ka goditur me veturë zyrtarin, duke e lënduar në dorë, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar. Autoritetet kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.
Top Channel