Greqia është përfshirë këtë të mërkurë nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe, e thirrur nga sindikata e administratës publike, me pjesëmarrjen e sektorit privat, studentëve, pensionistëve dhe fermerëve. Protesta po zhvillohen në mbi 65 qytete, përfshirë Athinën dhe Selanikun, kundër rritjes së çmimeve dhe pagave të ulëta.