Transportonin fishekzjarre të kontrabanduar në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari! Procedohet bashkëpunëtori

25 Nëntor 2026 | 10:05

Një 25-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë, pasi u kap duke transportuar me automjet kuti me fishekzjarrë të kontrabanduar, me qëllim shitjen.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë Reald Bumja, 25 vjeç, si dhe u procedua penalisht F. A., 21 vjeç, bashkëpunëtor me 25-vjeçarin.

Ndërkohë, u sekuestruan 21 kuti me fishekzjarrë që u gjetën në automjetin dhe banesën e të arrestuarit, si dhe automjeti dhe celulari i tij.

2 shtetasit u ndaluan në rrugën “7 Nëntori”, duke transportuar me 2 automjete, dyshohet për llogari të 25-vjeçarit, kuti me fishekzjarrë të dyshuar të kontrabanduar. Lënda piroteknike nuk shoqërohej me dokumentacionin përkatës të blerjes dhe shtetasit nuk ishin të licencuar për shitjen e saj.

Më tej, nga kontrolli në banesën e të arrestuarit, u gjetën kuti të tjera me lëndë piroteknike. Hetimet dhe kontrollet vijojnë për të evidentuar dhe goditur raste të tjera në këtë fushë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarrvënie e qëllimshme? Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshimi se nisi nga një kosh mbeturinash (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës. Si rrjedhojë e flakëve janë shkaktuar dëme...
09:29 | 25/11/2026

Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Mblidhen në Tiranë mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga salla ku do të mbahet Konferenca e Dytë e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në...
08:19 | 25/11/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor sërish pa Serbinë, Brukseli optimist për udhëheqjen e re

Serbia me shumë gjasa nuk do të harmonizohet me deklaratën përfundimtare të samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, pasi ushtruesi i detyrës së presidentit...
08:01 | 25/11/2026