Pengmarrje në një supermarket në Kolumbi, policia shpërthen dyqanin me helikopterë dhe eksplozivë, vritet një prej autorëve

Pengmarrje në një supermarket në Kolumbi, policia shpërthen dyqanin me helikopterë dhe eksplozivë, vritet një prej autorëve

09:59, 25/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një situatë e gjatë pengmarrjeje në një supermarket në Kartagjenë të Kolumbisë ka përfunduar pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë, të cilat arritën të lirojnë të gjithë personat e mbajtur peng. Gjatë operacionit, një prej personave të armatosur që kishin pushtuar ambientet e supermarketit u vra.

Presidenti i Kolumbisë, Abelardo de la Esperanza, njoftoi se të gjithë pengjet janë tashmë të lirë, pas një operacioni dramatik që u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Pak para ndërhyrjes së forcave të sigurisë, në zonë u dëgjuan disa shpërthime, ndërsa një helikopter policie fluturoi në lartësi të ulët mbi supermarket. Në momentin e nisjes së operacionit, dyshohej se rreth 20 persona vijonin të mbaheshin peng nga personat e armatosur.


Si nisi pengmarrja

Ngjarja nisi pas një tentative të dështuar për grabitjen e një automjeti të blinduar që transportonte para. Autorët, në përpjekje për t’u larguar nga policia, u strehuan në një supermarket të rrjetit Éxito, në lagjen La Castellana, ku morën peng punonjës dhe klientë.


ipas autoriteteve, fillimisht rreth 30 persona u mbajtën peng. Pas disa orësh negociatash, policia arriti të siguronte lirimin e 10 prej tyre, mes të cilëve edhe disa gra të moshuara.

Ndërkohë, në zonë u dislokuan forca të shumta policore dhe ushtarake për të menaxhuar situatën. Presidenti i vendit udhëtoi drejt Kartagjenës, ku zhvilloi një takim me drejtuesit e forcave të sigurisë që koordinonin operacionin. Ngjarja shkaktoi mobilizim të madh në qytet, i cili është një prej destinacioneve turistike më të rëndësishme të Kolumbisë.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco