13 persona janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, kryesisht pranë shkollave dhe në ambiente publike.
Gjatë kontrolleve, janë gjetur dhe sekuestruar 1 kilogram e 670 gramë Cannabis Sativa, si dhe automjete, telefona dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për përgatitjen e dozave.
Aktiviteti i tyre u zbulua pas tre muajsh hetime, ndërsa në pranga kanë rënë persona të moshave të ndryshme, nga 18 deri në 39 vjeç.
Sipas të dhënave të bëra publike, tre prej tyre rezultojnë të kenë qenë të përfshirë edhe më parë në raste të prodhimit dhe shitjes së drogës.
Të arrestuarit janë F. G., 39 vjeç, I. T., 35 vjeç, S. K., 25 vjeç, L. M., 18 vjeç, Q. G., 36 vjeç, M. P., 21 vjeç, L. D., 28 vjeç, E. M., 20 vjeç, E. F., 21 dhe 23 vjeç, Gj. K., 21 vjeç, M. Gj., 18 vjeç, të gjithë banues në Shkodër, si dhe A. S., 21 vjeç, nga Malësia e Madhe.
Gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën 1 kilogram e 670 gramë Cannabis Sativa. Një pjesë e lëndës ishte ndarë në doza të vogla dhe paketuar në qese, gati për t’u shpërndarë.
Përveç drogës, u sekuestruan edhe dy automjete, 14 telefona celularë, tri peshore elektronike dhe materiale të tjera që dyshohet se përdoreshin për paketimin e saj.
Të 13 personat dyshohen se bashkëpunonin për shitjen e lëndëve narkotike, ndërsa çështja i ka kaluar Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme.













