Shisnin drogë pranë shkollave dhe në hapësira publike, arrestohen 13 persona në Shkodër
13 persona janë vënë në pranga këtë të mërkurë nga Policia e Shkodrës, pasi të organizuar në grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave dhe ambienteve publike.
Në kuadër të operacioni “Shkolla të Pastra”, u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria për 13 shtetas të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, konkretisht:
-F. G., 39 vjeç, I. T., 35 vjeç, S. K., 25 vjeç, L. M., 18 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe me precedent kriminal për prodhim dhe shitje të narkotikëve;
-Q. G., 36 vjeç, M. P., 21 vjeç, L. D., 28 vjeç, E. M., 20 vjeç, E. F., 21 vjeç, E. F., 23 vjeç, Gj. K., 21 vjeç dhe M. Gj., 18 vjeç, të gjithë banues në Shkodër;
-A. S., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
Gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën 1 kilogram e 670 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e saj të ndarë në doza dhe të ambalazhuar në qese farmaceutike, 3 peshore elektronike dhe qese farmaceutike për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike në doza. Këto sende u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 automjete dhe 14 celularë, që dyshohet se janë përdorur për këtë veprimtari kriminale.
Ndërkohë, 3 prej tyre kanë rezultuar me precedent kriminal për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës
Ibrahimaj: Shqipëria propozon një projekt të përbashkët evropian për zhvillimin e zinxhirëve industrialë
Transportonin fishekzjarre të kontrabanduar në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari! Procedohet bashkëpunëtori
- 10:35 Kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës
- 10:27 Nga sulmet te lëvdatat! Trump i hap derën senatorit demokrat të Michiganit për diskutimin e planit “Trumpcare” në SHBA
- 10:19 Ibrahimaj: Shqipëria propozon një projekt të përbashkët evropian për zhvillimin e zinxhirëve industrialë
- 10:11 Jordania dënon me vdekje një person për akte terroriste pasi vrau një oficer
- 10:05 Transportonin fishekzjarre të kontrabanduar në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari! Procedohet bashkëpunëtori
- 09:53 Belgjika hap fabrikën më të madhe të satelitëve në Evropë, synon të rivalizojë Starlink