Bayern thyen heshtjen për Jamal Musialën: Shëndeti i tij është prioriteti ynë

Bayern thyen heshtjen për Jamal Musialën: Shëndeti i tij është prioriteti ynë

10:47, 25/11/2026

Bayern Munich ka publikuar një deklaratë zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të Jamal Musialës dhe marrëdhëniet me përfaqësuesit e futbollistit, pas spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar ditët e fundit.

Klubi bavarez bëri të ditur se të martën është zhvilluar një bisedë konstruktive mes drejtuesve të Bayernit dhe menaxhmentit të mesfushorit gjerman. Në deklaratë theksohet se shëndeti i lojtarit mbetet përparësia kryesore për të dyja palët dhe se Musiala ka mbështetjen e plotë të klubit gjatë procesit të rikuperimit.

Bayern dhe agjencia 11WINS, që përfaqëson futbollistin, kanë vendosur gjithashtu të sqarojnë disa nga informacionet që kanë qarkulluar së fundmi lidhur me problemet e tij shëndetësore.

Sipas deklaratës, Musiala iu nënshtrua për herë të parë ekzaminimeve më 22 prill 2025, pasi shfaqi simptoma të ngjashme me mungesën e vetëdijes. Kontrolli u krye në koordinim me Bayernin dhe departamentin mjekësor të klubit, menjëherë pas shfaqjes së simptomave neurologjike.

Në përfundim, klubi dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë rënë dakord që komunikimi dhe diskutimet mes tyre të vijojnë në frymë bashkëpunimi, duke ruajtur konfidencialitetin.

Me këtë reagim, Bayern synon të qartësojë situatën rreth Musialës, duke theksuar se rikthimi i tij në gjendjen optimale shëndetësore është objektivi më i rëndësishëm.

Deklarata e Bayernit:

Një takim konstruktiv u zhvillua dje (të martën) mes Bayern Munich dhe përfaqësuesve të Jamal Musialës. Për të dyja palët, shëndeti i futbollistit është mbi gjithçka tjetër. Musiala po merr mbështetjen e plotë në rrugën e tij drejt rikthimit.

Duke qenë se ditët e fundit kanë qarkulluar shumë thashetheme, Bayern Munich dhe 11WINS, agjencia që përfaqëson Jamalin, dëshirojnë të sqarojnë se Jamal Musiala iu nënshtrua për herë të parë ekzaminimeve më 22 prill 2025, për shkak të simptomave të ngjashme me humbjen e vetëdijes. Kjo ndodhi në konsultim me Bayern Munich dhe departamentin e tij mjekësor, menjëherë pas shfaqjes së parë të simptomave neurologjike.

Bayern Munich dhe përfaqësuesit e Musialës kanë rënë dakord që bisedimet të vazhdojnë në një frymë partneriteti dhe besimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco