42 vite mbi supe, por pasioni mbetet i njëjtë! Thiago Silva drejt rinovimit
Mosha duket se është vetëm një numër për Thiago Silvën! Në moshën 42-vjeçare, mbrojtësi brazilian po mendon të shtyjë përfundimin e karrierës dhe të luajë edhe për një sezon tjetër në futbollin profesionist.
Sipas raportimeve të mediave braziliane, prioriteti i veteranit është të vazhdojë aventurën me Fluminensen, klubin që ka një rëndësi të veçantë në karrierën e tij.
Fluminense i ofron kontratë deri në dhjetor 2027
Drejtuesit e klubit brazilian kanë bërë hapin e parë konkret, duke i paraqitur Thiago Silvës një ofertë rinovimi deri në dhjetor të vitit 2027.
Propozimi përfshin edhe bonuse të lidhura me objektivat sportive, si dhe një projekt për të ardhmen e tij pas tërheqjes nga futbolli. Një nga mundësitë është që braziliani të vazhdojë të përfaqësojë Fluminensen në Evropë në rolin e ambasadorit të klubit.
Mosha duket se është vetëm një numër për Thiago Silvën! Në moshën 42-vjeçare, mbrojtësi brazilian po mendon të shtyjë përfundimin e karrierës dhe të luajë edhe për një sezon tjetër në futbollin profesionist.
Sipas raportimeve të mediave braziliane, prioriteti i veteranit është të vazhdojë aventurën me Fluminensen, klubin që ka një rëndësi të veçantë në karrierën e tij.
Vendimi përfundimtar mbetet në duart e tij
Fillimisht, Thiago Silva kishte menduar ta mbyllte karrierën në fund të vitit 2026. Megjithatë, ditët e fundit ai ka ndryshuar qëndrim dhe po shqyrton seriozisht mundësinë për të luajtur edhe një sezon.
Mbrojtësi ka pranuar se një nga faktorët kryesorë në vendimmarrjen e tij është familja, e cila jeton në Londër. Megjithatë, ai ka lënë të kuptohet se bisedimet me Fluminensen dhe familjen mund të sjellin një vendim pozitiv.
Madje, në një prononcim të fundit, ai la të hapur mundësinë e një vazhdimësie, duke e cilësuar si një dhuratë të mundshme për Krishtlindje.
Një karrierë që ende nuk dëshiron të përfundojë
Ish-kapiteni i Brazilit, me një karrierë të pasur te Milan, PSG dhe Chelsea, ku fitoi edhe Champions League në vitin 2021, duket se nuk është ende gati t’i thotë lamtumirë futbollit.
Tashmë topi është në fushën e tij: Fluminense e ka bërë ofertën, ndërsa tifozët presin që një prej legjendave të klubit të qëndrojë edhe për një sezon.




