Qeveria e Kosovës ka publikuar të dhënat e investimeve në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku theksohet dyfishimi i numrit të ushtarëve me mbi 2.700 rekrutë të rinj. Mijëra efektivë janë trajnuar në akademitë e vendeve aleate, ndërsa Kosova organizoi edhe stërvitjen e madhe ndërkombëtare “Defender Europe” në vitin 2025.