Bota

Ndotja nga plastika mund të jetë duke ndryshuar ngjyrën e oqeanit!

Studiuesit e Universitetit të Bergenit në Norvegji kanë identifikuar një ndryshim gradual të ngjyrës së ujërave pranë zonës gjigante të grumbullimit të mbetjeve plastike në Paqësorin Verior. Analiza e imazheve satelitore nga viti 2002 deri në vitin 2022 tregon se ujërat po marrin një nuancë më të çelët blu në të gjelbër, fenomen që dyshohet se lidhet me përqendrimin e lartë të mikroplastikës.

Zona e ndotur shtrihet në një sipërfaqe rreth 1.6 milion kilometra katrorë. Sipas një vlerësimi të vitit 2018, ajo përmbante rreth 1.8 trilionë copëza plastike, me një peshë totale prej 79 mijë tonësh.

Shkencëtarët paralajmërojnë se mikroplastika është thuajse e pamundur të largohet nga uji dhe mund të depërtojë në zinxhirin ushqimor, duke përfunduar deri në tryezat tona. Megjithëse nevojiten analiza të mëtejshme për të konfirmuar shkakun e ndryshimit të ngjyrës, studimi ngre shqetësime serioze për përmasat e ndotjes së planetit.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.