Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    HEC-et bosh, KESH po blen energjinë sa “frëngu pulën”! Turqit e AYEN shkelin kontratën, 59 milionë kWh që i takojnë shtetit, i shesin për hesap të vet

    GJKKO rrëzon kërkesën e Metës/ Ishte në proces, i refuzohet afati i paraburgimit

    Puna e papaguar në familje vlen sa 40% e PBB-së! Gratë, mbi 5 orë në ditë, burrat shumë më pak

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » HEC-et bosh, KESH po blen energjinë sa “frëngu pulën”! Turqit e AYEN shkelin kontratën, 59 milionë kWh që i takojnë shtetit, i shesin për hesap të vet
    Aktualitet

    HEC-et bosh, KESH po blen energjinë sa “frëngu pulën”! Turqit e AYEN shkelin kontratën, 59 milionë kWh që i takojnë shtetit, i shesin për hesap të vet

    November 25, 2026
    DCIM100MEDIADJI_0045.JPG

    Thatësira e zgjatur gjatë verës dhe vjeshtës ka varfëruar rezervat ujore të hidrocentraleve shqiptare, duke e detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të blejë sasi të mëdha energjie elektrike nga importi, me çmime që kanë arritur deri në 366 euro për megavatorë.

    Mungesa e reshjeve dhe rënia e prurjeve në kaskadën e Drinit kanë kufizuar mundësitë e prodhimit vendas, ndërsa reshjet e nëntorit kanë nisur të përmirësojnë situatën hidrike, pas muajsh me nivele të ulëta të rezervuarëve. Por kjo duket se nuk mjafton.

    Në këto kushte, KESH është detyruar të sigurojë energji në tregjet ndërkombëtare, duke përballuar një faturë të rëndë financiare.

    Sipas rezultateve zyrtare të ankandeve të publikuara nga vetë korporata, vetëm për periudhën 2-15 nëntor 2026, KESH ka kontraktuar 145.680 MWh energji elektrike, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 48,7 milionë eurosh.

    Në procedurën e parë, për 77.616 MWh energji, çmimi mesatar i blerjes arriti në 338,44 euro/MWh, ndërsa 13.944 MWh të tjera u kontraktuan me 326,79 euro/MWh.

    Situata u përkeqësua në procedurën për furnizimin e datave 4-8 nëntor, kur KESH bleu 24.000 MWh me çmim mesatar 351,33 euro/MWh dhe 7.470 MWh të tjera me 364,90 euro/MWh.

    Në këtë procedurë, çmimi më i lartë i kontraktuar arriti në 366 euro/MWh.

    Edhe në blerjen e fundit të publikuar, për periudhën 11-15 nëntor, korporata kontraktoi 21.600 MWh energji me çmim mesatar 297,64 euro/MWh, duke shpenzuar rreth 6,43 milionë euro të tjera.

    Por ndërkohë që KESH paguan miliona euro për importet, kompani akoncesionare turke  AYEN Energji AS rezulton se nuk i ka dorëzuar shtetit shqiptar 59 milionë kWh energji, të cilat i detyrohet sipas kontratës.

    Kjo kompani shfrytëzon burimet ujore shqiptare përmes tre hidrocentraleve në lumenjtë Fan i Madh dhe Fan i Vogël, me një kapacitet të instaluar prej 109 MW.

    Sipas kontratës koncesionare, AYEN ka detyrimin t’i dorëzojë shtetit shqiptar pa pagesë 2,1% të energjisë që prodhon çdo vit.

    Por dokumentacioni financiar i kompanisë, i konsultuar më herët nga skyweb.al tregon se ky detyrim nuk është përmbushur që prej vitit 2014. Sasia e akumuluar e energjisë së padorëzuar ka arritur në 59.047 MWh, ose mbi 59 milionë kilovatorë-orë.

    AYEN Energji AS e shet vetë energjinë që i detyrohet shtetit 

    Përmasat financiare të këtij detyrimi bëhen edhe më të dukshme përballë çmimeve me të cilat KESH po blen energji nga jashtë.

    Nëse 59.047 MWh do të vlerësoheshin me çmimin mesatar prej 297,64 euro/MWh të blerjes së fundit të publikuar, vlera e tyre ekonomike do të arrinte në rreth 17,6 milionë euro. Ndërsa me çmimin prej 364,90 euro/MWh, të regjistruar në fillim të nëntorit, kjo sasi energjie do të kishte një vlerë prej rreth 21,5 milionë eurosh.

    Madje, kontrata e AYEN AS Energji parashikon edhe mundësinë e shlyerjes së tarifës koncesionare në vlerë monetare, sipas kushteve të përcaktuara, por as kjo formë shlyerjeje nuk rezulton të jetë realizuar.

    Në pasqyrat financiare të vitit 2025, kompania pranon mosdorëzimin e energjisë që i detyrohet shtetit, duke argumentuar se metodologjitë dhe kushtet e dorëzimit nuk janë përcaktuar ende.

    Skyweb.al mëson se pavarësisht detyrimit të akumuluar prej më shumë se një dekade, AYEN nuk ka regjistruar as provigjione financiare për këtë çështje, ndërsa energjia që turqit i detyrohen shtetit shqiptar deri më tani është shitur në treg të lirë prej tyre, duke përfituar ekstra edhe nga çmimet e larta.

    10 milionë euro fitim 

    Ndërkohë, aktiviteti i kompanisë në Shqipëri vijon të jetë mjaft fitimprurës.

    Vetëm gjatë vitit 2025, AYEN AS Energji realizoi rreth 1,04 miliardë lekë fitim neto, ndërsa një vit më parë fitimi kishte arritur në rreth 1,21 miliardë lekë. /skyweb.al

    bosh HEC kriza
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    HEC-et bosh, KESH po blen energjinë sa “frëngu pulën”! Turqit e AYEN shkelin kontratën, 59 milionë kWh që i takojnë shtetit, i shesin për hesap të vet

    November 25, 2026

    GJKKO rrëzon kërkesën e Metës/ Ishte në proces, i refuzohet afati i paraburgimit

    November 25, 2026

    Puna e papaguar në familje vlen sa 40% e PBB-së! Gratë, mbi 5 orë në ditë, burrat shumë më pak

    November 25, 2026

    114 vite nga shpallja e Pavarësisë së Elbasanit, qyteti përkujton 25 Nëntorin 1912

    November 25, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.