Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e Ilir Metës që kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit.
Meta ka pretenduar në ankim se ka qenë prezent në çdo seancë dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi apo vuajë pasojat e gjyqeve që janë shtyrë për shkaqe të ndryshme.
Meta u shpreh para trupit gjykues, se nuk ka qenë ai shkak për shtyrjet e seancave gjyqësore, po vendimi i Dhomës së Avokatisë për të bojkotuar seancat gjyqësore, si shenjë proteste për rregulloren e re të GJKKO.
Në përfundim, Apeli i GJKKO-së vendosi të rrëzojë kërkesën.

