• Kontakt
Wednesday, November 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Historia e Serbisë në 65 fjalë

10:58 : 25/11/2026
në BOLD BLOG, BOTA, KRONIKE

Nga Veton Surroi

Lëvizja studentore në Serbi rrezikon të hyjë në garë në terrenin e ligjërimit të filluar me Milosheviqin, Qosiqin, Sheshelin e Vuçiqin, Memorandumin e anëtarëve të Akademisë së Shkencave e peshkopët si Irinej Bulloviq. Nëse hyn në këtë garë, çfarëdo rezultati për Listën Studentore është humbje.

1.
Historinë më të shkurtër të Serbisë bashkëkohore e lexova në një postim në rrjetin X nga @CosmicDunja.

Babai im ishte ushtar i Ushtrisë Popullore Jugosllave në Vukovar. Kishte lënë pas gruan shtatzënë dhe dy fëmijët më të mëdhenj. I lindi djali ndërsa ai vriste fëmijët e të tjerëve. Kur u kthye, zgjohej duke ulëritur, i mbuluar në djersë. Çrregullimin e stresit post-traumatik e «shëronte» duke na rrahur derisa na dilte gjak. Ma mbante pistoletën CZ9 te tëmthi, sepse nuk kisha ngrënë «mirë».

Të 65 fjalët e një përjetimi personal mund të ngrihen në metaforë kolektive:  përgjegjësia e një gjenerate që mori pjesë në shkatërrimin fizik të të tjerëve, një çrregullim i përgjithshëm post-traumatik, një konflikt brenda familjes autoritare që arrin në kufirin e fëmijëvrasjes.

Lexo edhe:

Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Të 65 fjalët kanë një jehonë teksti letrar dhe ndoshta ndonjë ditë do të gjenden në skenën hapëse të një drame në të cilën nëpërmjet një familjeje serbe mund të shikojmë shkatërrimin e Jugosllavisë e brenda saj edhe një rënie të pandalur të vlerave themelore të shoqërisë serbe, duke kaluar prej njërës luftë në tjetrën, prej njërit sundimtar autokratik te tjetri, prej urrejtjes së njërit popull te urrejtja e çdo tjetrit me radhë  e kështu deri në veturrejtje.

2.

Ky tekst i një vepre eventuale letrare ishte përgjigja ndaj një deklarate të Lëvizjes Studentore në Serbi. Deklarata e Lëvizjes Studentore ishte reagim ndaj draft-rezolutës së Parlamentit Evropian për Vukovarin. Rezoluta, në fakt, kishte të bënte me më shumë se Vukovarin. Ishte një lloj ngacmimi kundër relativizimit të krimeve, revizionizmit historik dhe një thirrje për ballafaqim me të kaluarën, duke veçuar në këtë kontekst hapjen e dosjeve për të zhdukurit, njërën prej traumave të mëdha për Kroacinë, Kosovën, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë.

Draft-rezoluta mund të konsiderohej nga Lëvizja studentore prej disa këndeve.

Mund të trajtohej si paralajmërim i një bote që studentët nuk e kishin njohur, një bote që kërkon disa gjëra që ata nuk i kishin dëgjuar deri më tani, të rritur në shekullin XXI në të cilin ligjërimin mbi kombin dhe vlerat e kanë dominuar versionet e ndryshme të nacionalizmit serbomadh.

Mund të trajtohej si një balonë provuese. Dikund në fillim të këtij shekulli një president serb uli kokën para përmendores së të vrarëve në Vukovar, në shenjë dhembjeje për dy mijë të vrarët e ekzekutuarit, disa prej të cilëve të marrë prej spitalit, në mesin e të cilëve edhe një grua shtatzënë e disa fëmijë. Studentët kanë mundur thjesht të kuptojnë se nuk është ndonjë sakrilegj të solidarizohesh me Vukovarin.

Dhe mund të trajtohej si një rast për heshtje strategjike. Lëvizja Studentore ende nuk është konsoliduar si një lëvizje politike, ende nuk e ka formuar Qeverinë dhe ende nuk e ka propozuar kandidatin për president. Ka mundur të heshtë, të heshtë mençëm.

Por, Lëvizja studentore mori mundin të shprehej dhe përzgjodhi argumentin e parë të çdo lëvizjeje politike në pushtet në Serbi kur bëhet fjalë për krimet në ish-Jugosllavi, mospranimin e përgjegjësisë së nacionalizmit serbomadh si forcë prijëse e Serbisë në zhbërjen e dhunshme të Jugosllavisë dhe në zvarritjen e mospajtimit gjatë këtij shekulli. Përgjigja që thotë “po, janë bërë krime në Vukovar por pse nuk i përmendni krimet e tjera” apo , “duhet të bëjmë një analizë të të gjitha krimeve” është një fushë me baltë relativizimi që nuk lejon të shihet se Vukovari ishte qyteti i parë evropian i shkatërruar pas Luftës së Dytë Botërore dhe Srebrenica gjenocidi i parë evropian pas Luftës së Dytë Botërore-që të dyja prodhim i ideologjisë së nacionalizmit serbomadh.

Pas gati katër dekadash që nga rrënimi me dhunë të autonomisë së Kosovës, luftës kundër Sllovenisë, luftës kundër Kroacisë, përfshirë Vukovarin, luftës kundër Bosnje e Hercegovinës, aktgjykimeve në Hagë për gjenocid e përgjegjësi të Serbisë për mospengim të gjenocidit, dënimeve për krime kundër njerëzimit të njerëzve përgjegjës të institucioneve të Serbisë, Lëvizja e Studentëve ka mundur të bëjë zgjedhje të lehtë nëse nuk ka dashur të heshtë. Zgjedhja e lehtë do të ishte: ne jemi ngritur dhe për dy vjet kemi ecur rrugëve të Serbisë për të rrëzuar një sistem i cili është ndërtuar mbi kufomat dhe padrejtësitë ndaj popullit serb dhe mbi kufomat dhe padrejtësitë ndaj popujve të tjerë. Kemi fituar dhe si fitues mbi një sistem të padrejtë do të përkrahim çdo akt solidariteti me viktimat e padrejtësive, qofshin ato të bëra në emër të popullit serb apo cilitdo popull a kauze tjetër.

3.

Lëvizja studentore është para sfidave të mëdha dhe ato nuk do të zvogëlohen. Fitorja në zgjedhje kundër një autokracie etno-nacionaliste të ngjizur me krimin e organizuar është sfidë në vetvete, për arsyen e thjeshtë se sistemi i kësaj autokracie ende është gjallë dhe legjitim. Autokracia në Serbi si dhe në çdo vend tjetër nuk është vullnet i një njeriu, por institucionalizim i vullnetit të një grupi më të madh njerëzish, aq të madh sa të jenë vetë shteti.

Pushteti i Vuçiqit është mbështetur në kapjen e shtetit nëpërmjet shërbimeve të sigurisë e klientelizmit, kontrollin e medieve dhe ndërlidhjen e fortë me krimin e organizuar. Por, ky pushtet është ndërtuar edhe mbi një ligjërim të përgjithshëm politik i cili është në masë të madhe nacionalist serbomadh. Serbia e shekullit XXI, në të cilën u lindën ata që sot janë të përfaqësuar si shumica parlamentare në Serbi, është ajo e konflikteve të papërfunduara në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, e mungesës së pajtimit me Kroacinë, e kontestimit të pavarësisë e identitetit të veçantë të Malit të Zi.

Çkapja e shtetit nënkupton reformim rrënjësor të sistemit të sigurisë e sundimit të së drejtës, shporrjen e krimit të organizuar prej ndërlidhjeve institucionale, hapjen e medieve…Nënkupton edhe çkapjen prej shtratit ideologjik të kësaj ndërlidhje, atë të nacionalizmit serbomadh.

Lista studentore do të bënte mirë të mendonte më thellë se çfarë rruge do të ndjekë para se të merrej me çështje që nuk janë “detyrë shtëpie”. Me të njëjtën lehtësi me të cilën u deklarua për Vukovarin, Lista studentore dha në nxehtësinë e debatit parlamentar edhe një vlerësim të paqëndrueshëm e ofendues për Kosovën. Shefi i grupit parlamentar, Jovo Bakiq, duke sulmuar kolegun e tij opozitar, ish-presidentin Vuçiq, e akuzoi për Banjskën: «E si i mbrojti? Na turpëroi në Banjskë. Ky është turp. Pas kësaj, kjo shërbeu si pretekst që trupat shqiptare të hynin në veri të Kosovës, ta pushtonin veriun e Kosovës».

4.

Ideja themelore mund të ketë qenë që të zhvishet patriotizmi i rrejshëm i Vuçiqit dhe mënyra se si e ka shfrytëzuar ai Kosovën për konsolidimin e pushtetit të vet, por nga kjo intencë themelore e përfaqësuesit të Lëvizjes studentore në Kuvend dolën konstatime të vrazhdëta në formë e përmbajtje. Vendosja e sundimit të ligjit në territorin e Republikës së Kosovës nuk është as “hyrje e trupave shqiptare” e as “pushtim i veriut të Kosovës”.

Ky është fjalor mund të hyjë në garë në terrenin e ligjërimit të filluar me Milosheviqin, Qosiqin, Sheshelin e Vuçiqin, Memorandumin e anëtarëve të Akademisë së Shkencave e peshkopët si Irinej Bulloviq. Nëse hyn në këtë garë, çfarëdo rezultati për Listën Studentore është humbje. Nëse fiton duhej të ishte më nacionaliste se nacionalistët e deritanishëm, nëse humbet ka humbur në përpjekjen me të cilën nuk mund të krenohet, që të jetë më nacionaliste se nacionalistët e deritanishëm.

As barazimi nuk do të jetë i mirë. Barazimi do të ishte gjetja e një emërtuesi më të ulët të përbashët në ligjërimin nacionalist. Pozicionimi rreth Vukovarit apo Banjskës mund të jenë incidentale dhe akt papjekurie, por tregojnë lehtësinë e drejtimit kah emërtuesi më i ulët. Ekziston rreziku real për Lëvizjën studentore që të rrëshqasë pavetëdijshëm në “zonën e komfortit” të ligjërimit nacionalist, aty ku rehatinë e gjetën paraardhësit.

Nëse kjo ndodh, Lëvizja studentore do ta humbë një argument të fortë moral, atë që e kishte që nga fillimi, se ishte kundër pushtetit dhe opozitës, se ishte kundër sistemit që përdhosi dinjitetin e qytetarëve të Serbisë e të popullit serb në tërësi. Dhe do të merr thua në hapat e parë.

Etiketa: Lëvizja StudentoreprotestaSerbi

Lajme të lidhura

BOTA

Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin

08:40 : 25/11/2026
AKTUALITET

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

08:10 : 25/11/2026
AKTUALITET

Samiti BE-Ballkani Perëndimor sërish pa Serbinë: Brukseli optimist për udhëheqjen e re

14:07 : 24/11/2026
RAJONI

Prokuroria urdhëron arrestimin e biznesmenit serb Vladimir Mandic, anëtar i partisë së Vuçiç!

12:05 : 24/11/2026
RAJONI

Vuçiç: Nëse përpiqen të më arrestojnë, futem në grevë urie

14:52 : 23/11/2026
Lajmet e Dites

Vuçic drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender

20:40 : 22/11/2026
Para

Fshati Zboq i Korçës prej më shumë se 10 vitesh pa ujë të pijshëm, rrjeti jashtë funksionit

TË GJITHA

Fshati Zboq i Korçës prej më shumë se 10 vitesh pa ujë të pijshëm, rrjeti jashtë funksionit

11:05 : 25/11/2026

Historia e Serbisë në 65 fjalë

10:58 : 25/11/2026

Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon Ilir Metën

10:43 : 25/11/2026

“Shqiptarët i presin duart mafies…”/ Përgjimet e bosit italian të drogës: Ata janë padronët e rinj, kanë shumë pushtet

10:40 : 25/11/2026

Shisnin drogë pranë shkollave në Shkodër, arrestohen 13 persona, sekuestrohen mbi 1.6 kg kanabis

10:27 : 25/11/2026

Fishekzjarrë të kontrabanduar në Tiranë, në pranga 25-vjeçari, procedohet bashkëpunëtori

10:11 : 25/11/2026

“Arti i korrupsionit” të Ramës, media holandeze: Kullat si fasadë e klientelizmit dhe pastrimit të parave

10:10 : 25/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com