Të harrohet Bergamo; ky është urdhëri i Cristian Chivu për skuadrën e tij përpara kthimit në fushë për ndeshjen me Stuttgart për raundin e pestë në Ligën e Kampioneve. Duke qenë se kanë vetëm 6 pikë, zikaltrit duhet të fitojnë me çdo kusht për të qëndruar të paktën në zonën e playoffit.

Inter vjen në këtë ndeshje evropiane me peshën e barazimit 4-4 në Bergamo ndaj Atalantës që e detyroi të zbresë në vendin e tretë të klasifikimit në kampionat pas Lazios dhe Romës. Por ç’është më e keqja, në ndeshjen me Atalantën,  Interi ishte plot 3 herë në avantazhin e dy golave nga 4-2 falë tregolëshit të Esposito, skuadra zikaltër u arrit nga Atalanta; De Ketelaere dhe Kessie me penallti i dhanë pikën skuadrës bergamaske që ndoshta shpëtoi pankinën e Sarrit.

 Në Ligën e Kampioneve, Interi është prapa dhe ndodhet vetëm në vendin e 15 të klasifikimit falë 6 pikëve të të marra pas dy fitoreve radhazi ndaj Shakhtar e Feyenoord. Për të siguruar playoffin dhe ndoshta për të ëndërruar hyrjen mes 8 më të mirave, Interi duhet të mposhtë Stuttgartin, një skuadër me të cilën nuk është ndeshur kurrë në arenën ndërkombëtare. Ndërsa duhet të gjejë një zgjidhje për mesfushën duke qenë se Calhanoglu e Zielinski nuk do të jenë, Chivu mendon edhe për sulmun ku me siguri do të besojë te dyshja Esposito-Thuram sepse Lautaro Martinez sapo është kthyer në fushat e lojës dhe nuk duket gati që të luajë si titullar.

Në krahun tjetër është Stuttgarti që ka 1 pikë më shumë në klasifikim, 7 pikë. Por në Bundesligë, kjo skuadër është në vështirësi të mëdha pasi është në vendin e 8, larg zonës Champions. Në këtë edicion të kompeticionit e nisi me dy fitore radhazi, më pas erdhi barazimi me Atletico Madrid dhe humbja në Turqi kundër Galatasaray që konfirmoi momentin e krizës së skuadrës gjermane.

Në përballjet me skuadrat gjermane në vitet e fundit, Interi ka arritur një fitore ndaj Borussia Dortmund në muajin janar në sezonin e kaluar dhe një barazim në çerekfinale ndaj Bayernit të Mynihut në sezonin 2024/25. Sfida mes Interit dhe Stuttgartit do të luhet në orën 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Top Channel.

Top Channel