Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alqi Bllako në Apelin e GJKKO për inceneratorin e Fierit

25/11/2026
Alqi Bllako në Apelin e GJKKO për inceneratorin e Fierit

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Alqi Bllako paraqitet në Apelin e GJKKO-së për inceneratorin e Fierit, dosja u rikthye për rigjykim nga Gjykata e Lartë

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është paraqitur në Apelin e Gjykatës së Posaçme, ku po shqyrtohet çështja e inceneratorit të Fierit, për të cilën ai është dënuar në shkallën e parë.

Dosja me 15 të pandehur u rikthye për rigjykim në Apelin e GJKKO-së pas një vendimi të Gjykatës së Lartë në tetor 2025. Rekursi ishte paraqitur si nga prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, ashtu edhe nga mbrojtja e të pandehurve. Gjykata e Lartë vendosi që çështja të shqyrtohej nga një trupë tjetër gjykuese.

Në shtator 2023, GJKKO e dënoi Bllakon me 4 vite burg për përfshirjen e tij në aferën e inceneratorit të Fierit. Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit u reduktua në 2 vite e 8 muaj burgim.

Sipas akuzës së SPAK-ut, Bllako, në kohën kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, ka bashkëpunuar me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kreun e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi, për procedurat e shpronësimit të një toke në zonën ku do të ndërtohej inceneratori. Prokuroria pretendoi se dokumentet për ndryshimin e statusit të tokës nga arë në truall ishin falsifikuar dhe se Bllako kishte përfituar rreth 15 milionë lekë nga kjo procedurë.

Sponsorizuar

Në dëshminë e tij para SPAK-ut, Bllako ka mohuar të ketë pasur rol vendimmarrës, duke pretenduar se kishte përcjellë vetëm shkresën drejt Këshillit të Ministrave.

Në dosjen e Fierit, të dënuar nga shkalla e parë janë edhe ish-ministri Lefter Koka dhe persona të tjerë të përfshirë në procedurat e koncesionit. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar dënimin edhe për tre të pandehur të shpallur të pafajshëm në shkallën e parë: Arben Dervishajn, Juri Imerajn dhe Arjola Kodrën.

Bllako është dënuar edhe në dosjet e inceneratorëve të Tiranës dhe Elbasanit. Në maj të këtij viti, Apeli i GJKKO-së ndryshoi pjesërisht vendimin për inceneratorin e Tiranës, duke e shpallur të pafajshëm për njërin prej episodeve të korrupsionit dhe duke lënë në fuqi dënimin për përfitimin e 119 mijë e 715 eurove. Dënimi përfundimtar për këtë çështje u caktua në 2 vite burg, me pjesën e mbetur të vuajtjes së dënimit të pezulluar dhe të kaluar në shërbim prove.a.b

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

Alqi Bllako në Apelin e GJKKO për inceneratorin e Fierit

Alqi Bllako në Apelin e GJKKO për inceneratorin e Fierit

25/11/2026
Dy shqiptarë arrestohen në Britani, hynë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

Dy shqiptarë arrestohen në Britani, hynë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

25/11/2026
Operacioni “Shkolla të Pastra” në Shkodër, arrestohen 13 persona

Operacioni “Shkolla të Pastra” në Shkodër, arrestohen 13 persona

25/11/2026
Policia, aksion kundër fishekzjarreve para protestës së 28 nëntorit

Policia, aksion kundër fishekzjarreve para protestës së 28 nëntorit

25/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Alqi Bllako në Apelin e GJKKO për inceneratorin e Fierit

Alqi Bllako në Apelin e GJKKO për inceneratorin e Fierit

25/11/2026
Dy shqiptarë arrestohen në Britani, hynë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

Dy shqiptarë arrestohen në Britani, hynë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

25/11/2026
Operacioni “Shkolla të Pastra” në Shkodër, arrestohen 13 persona

Operacioni “Shkolla të Pastra” në Shkodër, arrestohen 13 persona

25/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

165.233 artikuj gjithsej