Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai shihet teksa hyn në GJKKO së bashku me avokatin e tij.
Për çështjen e inceneratorëve, Bllako u shpall fajtor nga GJKKO dhe u dënua fillimisht me 4 vite burg për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu reduktua në 2 vite e 8 muaj burg.
Të lidhura
None found
Meqë koha që kishte kaluar në paraburgim, prej datës 9 dhjetor 2023, rezultoi më e gjatë se masa e dënimit, gjykata vendosi shuarjen e masës së “arrestit në burg” dhe urdhëroi lirimin e tij.
Gjithashtu, gjykata i ndaloi Alqi Bllakos ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.








