Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS: Jam e para grua që përjashtohem në 35 vjet. Po e marr si dekoratë

25 Nëntor 2026 | 11:25

Deputetja, Elisa Spiropali ka dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat lidhur me përjashtimin e saj nga grupi i PS.

“Unë jam e para grua në 35 vjeç që përjashtohet. Po e marr si dekoratë, meqë jam edhe kryetarja më e re e Kuvendit të Shqipërisë. Në këto dy skaje s’duhet të çuditemi fare. S’ka asgjë për t’u habitur ku ata që duhet të ikin rrinë dhe ata që duhet të rrinë ikin.

Unë mendoj se do të kemi dhe do të shohim edhe shumë të tjera të tilla, sepse Shqipëria ka hyrë në një fazë shumë delikate të zhvillimit të saj. Unë këtë qëndrim e kam mbajtur edhe pak para protestave të flamingove për udhëkryqin ku ndodhet Shqipëria në raport me kohën dhe në raport me nevojën për t’u ngritur përtej këtij sistemi aktual.

Kam folur për nevojën e reformimit të sistemit elektoral, është e qartë që ka prodhuar moçal politik. Këtu nuk pulson më nevoja e shoqërisë për më shumë përfaqësim, ne kemi lëvizur në një drejtim tjetër në momentin që kam mbajtur qëndrime publike në funksion të Shqipërisë dhe jo vetëm të atyre që kanë pushtetin”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trafikimi i drogës përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit me gjykim të shkurtuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka shpallur këtë të mërkurë pretencën për grupin e dyshuar për trafikimin të lëndëve narkotike...
11:16 | 25/11/2026

“Shqipëria në sytë e Bajronit”, tradita shqiptare mbërriti në Edinburg

Një pjesë e Shqipërisë udhëtoi drejt Skocisë përmes muzikës, këngëve dhe valleve tradicionale. Për herë të parë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore u ngjit...
11:13 | 25/11/2026

Identifikohen dy shqiptarët që tentuan të vidhnin rezidencën e princit William në Britani (EMRAT)

Janë identifikuar dy shqiptarët e dyshuar për vjedhjen e vilës së Princit William dhe Princeshës Kate në Norfolk në Britani të Madhe. Mediat britanike raportojnë...
10:54 | 25/11/2026