Bayern Munich del me komunikatë për Musialan, zbulon detajin e rëndësishëm për problemet e tij shëndetësore

Bayern Munich ka publikuar një komunikatë zyrtare lidhur me gjendjen e Jamal Musialas dhe bisedimet me përfaqësuesit e tij, duke sqaruar edhe kohën kur futbollisti kishte shfaqur simptomat e para që lidhen me problemet e tij shëndetësore.
Klubi bavarez bëri të ditur se të martën është zhvilluar një takim me agjencinë 11WINS, e cila përfaqëson Musialan.
Sipas komunikatës, bisedimet kanë qenë konstruktive dhe të dyja palët janë pajtuar se shëndeti i futbollistit duhet të jetë përparësia kryesore.
“Jamal Musiala e ka mbështetjen tonë të plotë në rrugën e tij drejt rikuperimit”, thuhet në komunikatën e Bayern Munichut.
Duke iu referuar spekulimeve të shumta të ditëve të fundit, Bayerni dhe agjencia 11WINS kanë vendosur të sqarojnë edhe një detaj të rëndësishëm lidhur me fillimin e problemeve shëndetësore të futbollistit gjerman.
Vor Abflug nach Lille: Konstruktiver Austausch mit Musiala-ManagementAm gestrigen Dienstag fand zwischen dem FC Bayern München und dem Management von Jamal Musiala ein konstruktives Gespräch statt. Die Gesundheit des Spielers steht für beide Seiten über allem. Jamal Musiala erhält auf seinem Weg zurück die volle Unterstützung.Weil es in den vergangenen Tagen viele Gerüchte gab, stellen der FC Bayern und die Jamal betreuende Agentur 11WINS klar: Jamal Musiala wurde erstmals wegen Absence-artiger Symptome am 22. April 2025 untersucht. Dies geschah in Absprache mit dem FC Bayern und seiner medizinischen Abteilung unmittelbar nach erstmaligem Auftreten der neurologischen Symptomatik. Der FC Bayern und das Management von Jamal Musiala haben sich darauf verständigt, die Gespräche partnerschaftlich und vertraulich fortzusetzen.
— FC Bayern München (@FCBayern) November 25, 2026
Sipas tyre, Musiala është ekzaminuar për herë të parë për shkak të simptomave të ngjashme me mungesën e vetëdijes më 22 prill 2025.
Ky ekzaminim, siç sqaron klubi, është kryer në koordinim me Bayernin dhe departamentin e tij mjekësor, menjëherë pasi janë shfaqur simptomat e para neurologjike.
Në fund të komunikatës, Bayern Munich dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë bërë të ditur se do t'i vazhdojnë diskutimet në frymë bashkëpunimi dhe konfidencialiteti./Telegrafi/






































