Lajmi i fundit

LIVE/ Deputetja e PS Elisa Spiropali, deklaratë për mediat

Spiropali: Unë gruaja e parë e përjashtuar nga një forum partie në 2026!

Spiropali: Unë gruaja e parë e përjashtuar nga një forum partie në 2026!

11:28, 25/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali po mban një konferencë për shtyp. 

Po e marr si dekoratë. Mes të qenët edhe kryetarja më e re e zgjedhur në historinë e Kuvendit të Shqipërisë edhe gruaja e parë e përjashtuar nga një forum partie në 2026, për arsye të qëndrimeve të saj. Mendoj se s’duhet të çuditemi fare. S’ka asgjë për tu habitur për sa kohë që ata duhet ët ikin rrinë dhe ata që duhet të rrinë, ikin"

Nuk ka asgje për tu habitur për sa kohë ata që duhet të ikin rrinë e ata që duhet të rrinë ikin. Do të shohim dhe shumë të tjera sepse Shqipëria ka hyrë në një fazë delicate të qëndrimit të saj

Spiropali tha se sistemi elektoral ka prodhuar moçal politik dhe bjerrja e besimit ndaj qeverise Rama, ka shkaktuar protestat në rrugë.

Sistemi jonë elektoral ka prodhuar mocal politik, një stanjacion të plotë të qarkullimit të elitave. 

Po të qe për konjukturë e komoditet di ta bëj shumë mirë brenda forcës politike, por ishte koha për ta kuptuar që gjërat kanë ndryshuar thelbësisht e në atë kohë u ngritën shumë vetulla dhe shumë njerëz më panë me habi nga buronte kjo. A ishin marrëdhënie të tjera, si ish ministre e Jashtme që më kishin cuar drejt analizës që në Shqipëri pushteti politik mënyra e  

Kur në shumicën e kohës së analizave dhe qasjes kupton se përjashtimi është më I madh se përfshirja unë e mbaj si dekoratë. Jo se nuk kam unë përgjegjësitë e mija. Pa diskutim që kam përgjegjësitë e mija në konsolidimin e karakterit të pushtetit të personalizuar ekstremisht dhe të partisë së një njeriu e qeverisë së një njeriu e kjo është përtej emrit të Ramës dhe raportit personal por është në themel të problematikës që nxorri në rrugë ata që u quajtën flamingo"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco