A do të krijoni parti të re? Spiropali: Do ta vijoj betejën në Partinë Socialiste
Pas vendimit për përjashtimin e saj nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali në një konferencë për mediat, e ka cilësuar procesin si një akt arbitrar dhe të palegjitimuar, pasi nuk i është dhënë mundësia të jetë e pranishme dhe të flasë në mbledhje.
E pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, mbi të ardhmen e saj politike, nëse do të krijojë një forcë të re politike apo do të vijojë betejën brenda Partisë Socialiste, Spiropali riafirmoi identitetin e saj si socialiste, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqet nga beteja e saj politike.
“Gjenerata Z nuk është armiku i pushtetit, i shërben themelit të tij. Nuk isha në atë mbledhje, nuk kishte rend dite të bëhej votim, aty u bë një legjitimim i Asamblesë Kombëtare.
Kolegët kërkuan që unë minimalisht të isha aty që të flisja. Nuk e kuptoj se kaq e madhe qenka frika nga fjala e një gruaje. Gruaja nuk është fasadë, por ka qëndrim. Unë nuk jam flamingo e parë, do ta kisha për nder, por flamingot janë pjesë e shoqërisë për t’u ngritur në një nivel tjetër.
Unë e kam ngritur dorën grusht për të bërë beteja brenda mazhorancës. Kam mbajtur debate me Berishën në Kuvend. Nuk mund të ketë vendimmarrje të tilla legjitimiteti, ato shprehin arbitraritet.
Jam një socialiste e bindur, jam e majtë, qytetare e këtij vendi. Nuk di që në ndonjë detyrë timen të kem bërë ndonjëherë turp. Unë do ta bëj betejën time brenda PS-së, dhe për t’u rrëfyer janë ata që i kanë rënë Shqipërisë në qafë, ata që kanë abuzuar me pushtetin, ata që sot, kanë frikë të mbajnë qëndrime.
Unë kam vënë fytyrën, kam vënë jetën, kam vënë gjithçka dhe jam krenare, nuk pendohem. Mbaj përgjegjësi për aq sa më takon, kjo nuk diskutohet.
Është momenti për të kuptuar që pushteti mbahet nga besimi dhe ata që të kanë dhënë votën mund të ta kthejnë, mund të dalin në bulevard”, u shpreh Spiropali.
“Votimi nuk ka vlerë”, Spiropali: Nuk mu dha mundësia as të flas në Grupin Parlamentar
Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS: Jam e para grua që përjashtohem në 35 vjet. Po e marr si dekoratë
Trafikimi i drogës përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit me gjykim të shkurtuar
- 11:39 “Votimi nuk ka vlerë”, Spiropali: Nuk mu dha mundësia as të flas në Grupin Parlamentar
- 11:25 Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS: Jam e para grua që përjashtohem në 35 vjet. Po e marr si dekoratë
- 11:16 Trafikimi i drogës përmes lëkurës së gjedhëve, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit me gjykim të shkurtuar
- 11:13 “Shqipëria në sytë e Bajronit”, tradita shqiptare mbërriti në Edinburg
- 11:08 Koreja e Veriut kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve, mbyll zyrën diplomatike të Zvicrës dhe shpall “non grata” drejtuesin e saj
- 11:05 SHBA thirrje qytetarëve të largohen nga Irani, paralajmëron se situata mund të përshkallëzohet me shpejtësi