Wednesday / November 25 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Artikull i Sponsorizuar

One Albania, e para në Ballkanin Perëndimor me autorizim për testimin e Direct-to-Device të SpaceX

Share Share Icon

Një kapitull i ri po hapet në historinë e telekomunikacionit në Shqipëri. One Albania ka marrë autorizimin nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për të testuar teknologjinë Direct-to-Device (D2D), në bashkëpunim me SpaceX.

Lideri i telekomunikacionit është operatori i parë në Ballkanin Perëndimor që ka marrë dritën jeshile për testimin e kësaj forme të re komunikimi, që lidh drejtpërdrejt telefonin celular me satelitin.

Autorizimi për testimin është dhënë për një periudhë 120-ditore. Gjatë testimit, satelitët e SpaceX do të lidhen me rrjetin e One Albania duke përdorur frekuencat e autorizuara për kompaninë. Teknologjia Direct-to-Device mundëson lidhjen direkte të telefonave celularë me satelitët Starlink. Kësisoj, krijohen mundësi të reja për komunikimin celular, veçanërisht në terrene ku sinjali i rrjetit është i dobët apo në zona turistike me reliev të thyer ku sinjali nuk mund të arrijë cilësinë maksimale. Teknologjia satelitore nuk synon të zëvendësojë rrjetin ekzistues. Ajo e plotëson atë, duke e çuar komunikimin edhe përtej zonave të mbuluara nga antenat tokësore.

“Ky është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e komunikimit celular në Shqipëri. Përmes Direct-to-Device, synojmë ta çojmë komunikimin edhe në zona ku sot rrjeti tradicional e ka më të vështirë të arrijë, nga zonat malore te destinacionet e largëta turistike. Të qenit operatori i parë në Ballkanin Perëndimor që ndërmerr këtë hap është një përgjegjësi, por edhe një mundësi për të sjellë më shpejt teknologjitë e së ardhmes te klientët tanë,” tha Barna Kutvölgyi, CEO i One Albania.

Autorizimi i dhënë në Shqipëri vjen pas një zhvillimi të rëndësishëm në nivel europian. Në shtator, 4iG Group, kompania mëmë e One Albania, dhe SpaceX nënshkruan marrëveshjen e parë për lançimin e Starlink Mobile dhe Sovereign Solutions. Partneriteti ndërthur rrjetet celulare tokësore me teknologjinë satelitore, duke krijuar mundësi të reja në pikëtakimin mes industrisë së telekomunikacionit dhe asaj hapësinore. Për One Albania, ky autorizim përfaqëson një tjetër hap konkret drejt së ardhmes së komunikimeve celulare në Shqipëri, ku rrjetet tokësore dhe ato satelitore mund të funksionojnë së bashku për të ofruar një lidhje më të qëndrueshme dhe për ta shtrirë komunikimin përtej kufijve të infrastrukturës tradicionale.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Vodafone Albania: Tarifa sociale, për të rinjtë dhe të moshuarit

Një video-call me nipin që jeton larg. Një mesazh nga gjyshja që pyet nëse ke ngrënë. Një video në Instagram a TikTok, që duhet parë patjetër apo n...

5 days më parë 2 Min Lexim

Baks Bay: Veriu i Shqipërisë drejt hartës së turizmit ndërkombëtar

Një projekt i ri turistik po merr jetë në veri të bregdetit shqiptar. Baks Bay synon të shndërrohet në një destinacion unik, duke sjellë një ndikim...

5 days më parë 7 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!