Goditja e laboratorit të kokainës në Qerekë të Fushë Krujës, SPAK kërkon 122 vite burg për 10 të akuzuarit e grupit

25/11/2026 11:52

Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën për grupin e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt vendit tonë, ku ishte ngritur edhe një laborator për përpunimin e kokainës në Qerekë të Fushë-Krujës.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se SPAK ka kërkuar gjithsej 122 vite burg për 10 të akuzuarit.

Konkretisht:

Aldi Zonja 14 vjet/ me gjykim të shkurtuar 9 vite e 4 muaj.

Artion Çaushllari 15 vjet/ me gjykim të shkurtuar 10 vjet.

Geis Sejfullai, Ismail Abdurahmani, Jose Ramon Zakarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Serano 14 vjet/ me gjykim të shkurtuar me 9 vite e 4 muaj.

K.Birce dhe H.L.Narvaez 13 vjet me 8 vite e 8 muaj/ me gjykim të shkurtuar me 4 vjet.

Endi Sejdini 12 vjet/ me gjykim të shkurtuar me 8 vite.

Baki Huqi 10 vjet/ me gjykim të shkurtuar me 6 vjet e 8 muaj.

Top Channel