Spiropali: Jo një kallëzim në SPAK, por edhe 100 nuk më ndalojnë nga ajo që ka nisur

25 Nëntor 2026 | 12:00

Deputetja Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në konferencën për mediat u pyet nga gazetarët edhe lidhur me kallëzimet në SPAK për familjarët e saj. Ajo u shpreh se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se nuk shantazhohet.

Ajo tha se kur nisi këtë rrugëtim e kishte parashikuar një situatë të tillë, duke nënvizuar se nuk fsheh asgjë dhe se nuk ndalohet për atë që ka nisur.

“Jo një kallëzim të ketë në SPAK, anonim ose jo, të bëjnë 10 ose 100 kallëzime nuk e kam këtë problem. Kur e kam nisur këtë betejë e kam pasur shumë të qartë. 1, 5, 10 lë të bëjnë, sa të duan. Mos e përfshini  SPAK në këtë diskutim.

Kallëzimi është një gjë, që mund të bëjnë sa të duan se nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk jam e shantazhueshme. Nuk më bëjnë dot asnjë shantazh sepse po flas në parim sepse nuk po flas për vete”, u përgjigj ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A do të krijoni parti të re? Spiropali: Do ta vijoj betejën në Partinë Socialiste

Pas vendimit për përjashtimin e saj nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali në një konferencë për mediat, e ka cilësuar procesin si një...
11:42 | 25/11/2026

“Votimi nuk ka vlerë”, Spiropali: Nuk mu dha mundësia as të flas në Grupin Parlamentar

Deputetja Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në konferencën për mediat pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka folur edhe lidhur me qëndrimet...
11:39 | 25/11/2026

Spiropali flet pas përjashtimit nga grupi i PS: Jam e para grua që përjashtohem në 35 vjet. Po e marr si dekoratë

Deputetja, Elisa Spiropali ka dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat lidhur me përjashtimin e saj nga grupi i PS. Spiropali teksa u...
11:25 | 25/11/2026