Duke folur para të pranishmëve ne ceremoninë e promovimit të Alfred Lelës, kreu demokrat tha se, ‘McGonigal u dënua në SHBA, kurse Skapi i partisë nuk ka bërë asnjë hetim se aty del Padrinoja’.
Berisha: Ana tjetër e këtij libri është se McGonigal u dënua, FBI e hetoi atë hap pas hapi.
Futi edhe njerëz të cilët e markuan dhe e zbërtheu.
Të gjitha të dokumentuara.
Kurse Skapi i Tiranës, Skapi i partisë, asnjë hetim. Asnjë dënim, paçka se dosja ishte dosja shqiptare.
Për Skapin, ato nuk janë krime.
Pse? Se janë të lidhura me Padrinon, dhe çdo gjë që lidhet me Padrinon, është jashtë juridiksionit të tyre.
Turp, histori turpi.
Ku është Kushtetuta, ku është interesi kombëtar, ku është dinjiteti kombëtar.
Atë nuk mund ta mbrojnë kurrë kriminelë, atë nuk mund ta mbrojnë kurrë të inkriminuar dhe kjo është arsyeja.
Për McGonigalin, dosja fle, i ka rënë një okë pluhur dhe asgjë nuk bëhet.
Por libri u publikua dhe libri është monument. Libri mbetet, librat janë monumente.
Varet, ka edhe monumente të zeza.
Por ky jo, ky është një apel për shqiptarët, ky është një thirrje edhe për komunitetin ndërkombëtar.
Ka një poet rus, Sergej Esenin dy vargje ky thotë: Eh sa mace ka kjo botë, eh sa shumë.
Eh sa McGonigalë ka kjo botë, eh sa shumë.
© SYRI.net
Berisha: Edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të flasë sovrani. Ky regjim i ka kohërat e shkurtra
Berisha: Është tragjik refuzimi i shtëpive botuese për të publikuar librin e Lelës për McGonigalin
Spiropali akuza Ramës: Ka kapur të gjitha levat e pushtetit! As Koçi Xoxe e as Kadri Azbiu s'i bënin këto