Lajmi i fundit

LIVE/ Deputetja e PS Elisa Spiropali, deklaratë për mediat

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

11:36, 25/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-deputeti i PS Alqi Bllako është paraqitur sot në GJKKO.

Bllako është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij.

Ai u dënua me 4 vite burg nga GJKKO për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar ai u dënua me 2 vite e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorëve.

Pasi gjykata konstatoi se koha e vuajtur në paraburgim që nga data 9 dhjetor 2023 ishte më e madhe se masa e dënimit, vendosi të shuajë masën “arrest në burg” dhe urdhëroi lirimin e tij.

Gjykata i hoqi gjithashtu të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco