Kostovski shmang përgjigjen për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në parkun e Butelit

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, nuk dha një përgjigje për arsyen se përse në parkun e ri të kësaj komune nuk është zbatuar Ligji për përdorimin e gjuhëve.

Gjatë një konference për shtyp, gazetarët e pyetën dy herë lidhur me këtë çështje, por Kostovski iu referua temave të tjera dhe, në një moment, e ftoi gazetarin të vizitonte parkun.

Të lidhura

None found

“Ju dëshiroj nga zemra që edhe ju ta shijoni parkun, të vini ta vizitoni”, u shpreh ai, pa iu përgjigjur pyetjes se pse nuk po zbatohet ligji.

Në hyrje të parkut, mbishkrimi ishte vendosur fillimisht vetëm në gjuhën maqedonase, çka shkaktoi përplasje edhe në Këshillin e Komunës së Butelit.

Më pas, disa qytetarë vendosën me vetiniciativë edhe mbishkrimin në gjuhën shqipe.

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, në Komunën e Butelit jetojnë mbi 14 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë 37,1 për qind të popullsisë rezidente. Maqedonasit përbëjnë 44,8 për qind, me rreth 17 mijë banorë.


Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel