Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar pas kallëzimeve të depozituara në SPAK ndaj saj dhe bashkëshortit, nfërsa ishte në një konferencë shtypi në Kuvend. Ajo deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se nuk do të tërhiqet nga beteja që ka nisur.
Spiropali tha se e kishte parashikuar që në fillim të përballjes se do të përballej me reagime të tilla, ndërsa kërkoi që Prokuroria e Posaçme të mos përfshihet në këtë debat.
Ajo u shpreh se nuk mund të shantazhohet dhe se nuk ka shqetësim nga numri i kallëzimeve që mund të bëhen ndaj saj.
“Dua ta them qartë, jo një kallëzim të ketë në SPAK, por të gjithë ata që dihet kush janë anonim ose jo të vihen në resht dhe të bëjnë 100 kallëzime nuk e kam problem. Kur e nisa këtë betejë e kam ditur se çfarë vjen. Le të bëjnë sa të duan kallëzime,. Mos e përfshin SPAK. Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Këtë beteje e kam bërë sepse nuk jomë e shantazhueshme. Nuk më bëjnë dot shantazh”, tha deputetja.




