• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria – e vetme dhe në krizë

by Ilir Yzeiri
25/11/2026 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Që nga koha kur vendi qeverisej nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit në vitin 1913, pra fill pas shpalljes së Pavarësisë e deri më sot, shqiptarët dhe qeveritë e tyre asnjëherë nuk kanë qenë vetëm siç janë tani, por kanë qenë gjithnjë të mbështetura dhe të orientuara nga një qendër e jashtme.

Në fillim Fuqitë e Mëdha, pastaj Italia, më tej kampi komunist, përkatësisht Jugosllavia, pastaj Bashkimi Sovjetik, pastaj Kina. Në momentin që Enver Hoxha mbeti vetëm Shqipëria u zhyt në krizë të thellë dhe pastaj gjithë Lindja u shemb e bashkë me të ra edhe diktatura e fundit, që ishim ne. Pas viteve ’90 ne kemi qenë në mënyrë konstante nën ndikimin e fortë të SHBA-ve dhe kemi shfaqur gjithnjë gatishmërinë gati të verbër që duam të bëhemi anëtarë të familjes europiane.
Mirëpo, të mësuar me një « baba » që na këshillon e na mëson si të sillemi, në gjithë këta vjet ne kemi bërë pak fare ose aspak përpjekje që ta meritojmë anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Mburremi gjithë ditën e gjithë natën se jemi europianët e parë mbi dhe, kemi mbytyr rrjetet sociale me folklorizma banale për gjuhën shqipe e për vjetërsinë tonë, por, në anën tjetër, kemi ndërtuar një shoqëri që nuk funksionon, një shtet që nuk i përfaqëson shqiptarët dhe tani jemi futur në një krizë të thellë qeverisjeje dhe kemi shembur përfundimisht parlamentarizmin.

Kriza që filloi në fund të majit dhe që u pasua nga revoltat e dhunshme tregoi se shoqëria shqiptare nuk është më e unifikuar dhe nuk ka një ideal të vërtetë që ta realizojë me mjete demokratike.

Në të gjitha krizat që ka kaluar vendi në vitet e tranzicionit, duke filluar nga viti 1997, 21 janari, Gërdeci apo edhe në raste të tjera më domethënëse, kanë qenë ambasadorët amerikanë ata që kanë orientuar politikën shqiptare. Dhe zgjidhjet e tyre gjithnjë kanë qenë në interes të shqiptarëve dhe të paqes. Mirëpo, tani, gjithçka ka ndryshuar. Pas ardhjes së Trampit në Shëpinë e Bardhë, Amerika ka hequr dorë nga roli i arbitrit në demokracitë e reja.

Europa ka kohë që është përfshirë nga kriza dhe tani e djathta europiane pritet që të marrë pushtetin në vende si Spanja apo Franca e Gjermania. Takimi i Shenzhenit mes Trump, Putin e Xi Jinpin nxori edhe njëherë në reliev botën që tash e tutje funksionon mbi parimin e interesit ekonomik. Rusia, që deri para pak kohësh ishte dhe është vendi agresor, sot është bërë aleatja e Trampit.

Erërat e një lufte që mund të përfshijë gjithë Europën kanë kohë që ndihen dhe për të, tashmë, flitet hapur. Ndërkohë, protestat masive që kanë përfshirë kontinentin tonë kanë nxjerrë në reliev krizën e një bote që gjithnjë e më shumë po sundohet nga teknoinformatika dhe nga pabarazia. Është hera e parë që Shqipëria duhet të marrë vendime e vetme. Ambasada amerikane nuk është më ajo që diktonte zgjidhjet politike në këtë vend edhe me shenja formale.

Bashkimi Europian dhe institucionet e tjera të tij përsërisin si për të mos na dekurajuar se ne po bëjmë përparime në rrugën për të hyrë në BE. Frazat me kapituj që hapen e që mbyllen janë bërë një refren i mërzitshëm. Ndërkohë, klasa politike në Shqipëri po shfaq gjithë lodhjen, apatinë dhe mungesën e vitalitetit.

PS-ja është zhytur në një krizë të thellë identiteti dhe përdorimi i burgut ndaj kundërshtarëve politikë si në rastin e Veliajt apo përjashtimet si në rastin e Spiropalit po tregojnë se nga PS-ja e dikurshme, ajo forcë politike e hapur dhe moderne tani nuk ekziston më. PS-ja duket sikur kishte ngut që të arrinte trenin e fundit që do ta çonte te PD-ja, te një forcë politike e rrëgjuar dhe që komandohet nga një njeri i vetëm, nga ai që është problemi numër një i këtij vendi.

Tani duket se shqiptarët dhe demokracia jona nuk kanë vetëm një por kanë dy probleme. Mirëpo, në këto kushte, ne do të hyjmë në zgjedhjet lokale. Në anë tjetër, pra, veç këtyre dy forcave të vjetra politike, është hiri i zjarrit që ka mbetur nga protestat. Tani në vend të një trupe politike që ne të gjithë menduam se mund të dilte nga ato protesta, po na shfaqen karikatura portretesh që nuk përfaqësojnë asgjë. Gjithë zemërimi dhe dëshpërimi i derdhur në shesh në manifestimet e majit dhe qershorit tani është futur brenda dhe ka mbetur pa përfaqësim.

Kështu ne ngjajmë me një anije që ecën kuturu, pa asnjë drejtim në një det të trazuar. Askush nuk shqetësohet se ku mund të na çojë kjo anije. Të gjithë ndjehen mirë sepse të paktën ajo nuk po mbytet. Edhe ne tani për tani ndjehemi mirë sepse jemi të gjithë të pushtuar nga afshi i kaosit të ëmbël.

Shqipëria tani ka dy forca politike të vjetëruara, një kooropratë gjykatësish e prokurorësh që janë mbi të gjitha institucionet dhe që realisht drejtojnë vendin, ka një parlament të degraduar që nuk shërben për asgjë, një popull disa herë të zemëruar e disa herë të hutuar dhe asnjë shpresë se mund të krijohet një lëvizje e re politike, me një vizion të ri. Tani jemi vetëm. Të shohim se si dimë të qeverisemi tani që « baba » na ka nxjerrë nga shtëpia.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Shqipëria – e vetme dhe në krizë

November 25, 2026
Samiti i zgjerimit në Bruksel/ BE dhe Ballkani Perëndimor diskutojnë integrimin, reformat dhe sigurinë e rajonit! Përfitimet e Shqipërisë

Samiti i zgjerimit në Bruksel/ BE dhe Ballkani Perëndimor diskutojnë integrimin, reformat dhe sigurinë e rajonit! Përfitimet e Shqipërisë

November 25, 2026
“Nuk heq dorë nga mandati i deputetes”- Spiropali në konferencë: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh!

“Nuk heq dorë nga mandati i deputetes”- Spiropali në konferencë: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh!

November 25, 2026
“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

Problemet financiare, Rei Manaj ndërpret përfundimisht kontratën me Sivassporin!

November 25, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Kievi nuk dëgjon as Trumpin”- Putin paralajmëron: Hakmarrja jonë është e pashmangshme

November 25, 2026
A do të krijojë një parti të re? Spiropali: Betejën do ta vijoj në Partinë Socialiste, jam socialiste e bindur!

A do të krijojë një parti të re? Spiropali: Betejën do ta vijoj në Partinë Socialiste, jam socialiste e bindur!

November 25, 2026
“Nuk isha në mbledhje”- Përjashtimi nga grupi i PS, Spiropali: As Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu nuk i bënin këto!

“Nuk isha në mbledhje”- Përjashtimi nga grupi i PS, Spiropali: As Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu nuk i bënin këto!

November 25, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Trafikuan 90 kg kokainë me vlerë 3,6 milionë euro nga Amerika Latine, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit! Ja dënimet që kërkoi (EMRAT)

November 25, 2026
Berisha sulmon Buxhetin 2027, bën thirrje për protestë masive më 28 Nëntor: Ky është buxheti tipik i një narkoshteti, i përgatitur në fshehtësi!

Berisha kërkon bashkimin e opozitës, gazetari: Po luan blofin, ai kërkon që t’u vjedhë votat! Do i telendisë kandidatët

November 25, 2026
Teatri përtej skenës, aktorja Rita Gjeka sjell artin e interpretimit përmes mikrofonit!

Teatri përtej skenës, aktorja Rita Gjeka sjell artin e interpretimit përmes mikrofonit!

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In