Me ngjyrat kuq e zi e një atmosferë bashkimi edhe një herë Prishtina u kthye në mikpritëse të festave të nëntorit. Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizoi pritjen tradicionale të Festës së Flamurit dhe ditë së çlirimit. Ambasadori Petrit Malaj në fjalën e tij pritëse tha se 28 nëntori përfaqëson një nga momentet themelore të historisë kombëtare shqiptare.