Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka marrë mori pjesë në pritjen kombëtare të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë.
Aktiviteti shërbeu si një moment i veçantë për të kremtuar së bashku me përfaqësues të Vatikanit, trupit diplomatik dhe miq të Shqipërisë, vlerat, historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.
Në ceremoni morën pjesë edhe Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Parolin, si dhe Kardinali shqiptar, Ernest Simoni. Gjatë fjalës së tij, Kardinal Simoni dha një mesazh mbi shpresën dhe besimin te e ardhmja.
“Faleminderit të gjithëve ju që keni nderuar dhe vazhdoni ta nderoni kaq lart popullin tonë. Edhe unë, si një bir i përulur i popullit shqiptar, dëshiroj të them dy fjalë.
E gjithë bota është e mrekullueshme, por gjithçka është kalimtare. Kisha na kujton gjithmonë ringjalljen. Pikërisht këtu qëndron themeli i jetës së çdo njeriu në këtë botë, sepse ringjallja largon çdo frikë nga vdekja e besimi i jep njeriut dritë dhe i hap horizontin e një jete shpirtërore që nuk do të njohë vdekje, por do të gëzojë lumturinë e pafundme në parajsë”, tha Kardinal Simoni.
Ministri Hoxha nënvizoi shembullin e Shqipërisë për harmoninë ndërfetare, dialogun dhe paqen, si një trashëgimi e përcjellë ndër breza.
“Shqipëria krenohet me të drejtë, brenda dhe jashtë vendit, me bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare. Tek ne, ajo nuk është një tolerancë e dhënë nga lart, as një slogan. Është një mënyrë e natyrshme jetese, një kulturë e përditshme respekti që jeton mes fqinjëve, brenda familjeve dhe përcillet ndër breza.
Me Selinë e Shenjtë ndajmë angazhimin e palëkundur për dinjitetin njerëzor, dialogun, paqen, zhvillimin dhe begatinë. Në një kohë pasigurie të shtuar, tensionesh, luftërash, konfliktesh dhe vuajtjesh, diplomacia e duruar, këmbëngulëse dhe e palodhur në kërkim të paqes nuk është luks. Është domosdoshmëri”, deklaroi Hoxha.
Në kuadër të 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, u prezantua një pullë postare e përbashkët, e emetuar posaçërisht për të shënuar këtë përvjetor jubilar. Pulla përfaqëson një simbol të miqësisë, respektit të ndërsjellë dhe lidhjeve historike ndërmjet dy palëve.
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli dënon me 28 vite burg Erlis Dukën! GJKKO e kishte shpallur të pafajshëm
AKU bllokon 54 ton mish pule nga Brazili, refuzon edhe 25 ton produkte gruri në Morin
Spiropali: Të hapet gara për drejtimin e PS-së, jam e gatshme të garoj
- 12:56 Papa Leo e quan dështimin e COP31 shqetësues, kërkon veprim për ndryshimet klimatike
- 12:51 Vrasja e Santiago Malkos, Apeli dënon me 28 vite burg Erlis Dukën! GJKKO e kishte shpallur të pafajshëm
- 12:45 Ministri Nufi, mesazh solidariteti për Turqinë pas rrëzimit të helikopterit ushtarak me 5 viktima
- 12:39 Bullgaria ndalon anijen e parë me emigrantë pas disa muajsh, në bord ishin 35 persona
- 12:29 Franca e gatshme të dërgojë përfaqësues në Moskë për Ukrainën, me një kusht: Evropa të ketë një vend në tryezë
- 12:25 AKU bllokon 54 ton mish pule nga Brazili, refuzon edhe 25 ton produkte gruri në Morin