Elisa Spiropali ka dalë sot në një konferencë për mediat, një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së. E pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, për këtë largim, teksa i tha se është e para grua e përjashtuar nga PS-ja, Spiropali tha: “Jam e para grua në 35 vite që përjashtohem, po e marr si dekoratë këtë, meqë kam qenë dhe kryetarja më e re e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, dhe në këto dy skaje, mendoj se nuk duhet të çuditemi fare