Italia i ka bërë të ditur Ukrainës sulmi ndaj anijeve ruse në ujërat libiane ishte i gabuar dhe e ka paralajmëruar Kievin që të mos e përhapë luftën në zona të reja, deklaroi të mërkurën ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, për gazetën "Corriere della Sera". "Ishte gabim shkelja e sovranitetit të Libisë," tha Tajani, duke shtuar se Roma nuk kishte marrë asnjë njoftim paraprak për operacionet ukrainase.