Gjykata e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Santiago Malkos, ish-efektivit të Policisë së Shtetit. Vendimi i Apelit vjen pasi Gjykata e Posaçme e kishte shpallur më parë të pafajshëm Dukën.
Santiago Malko u ekzekutua më 27 gusht 2019, në zonën e Xhamllikut në Tiranë, me breshëri armësh zjarri. Vrasja e ish-efektivit të policisë dyshohet se lidhet me përplasjet mes grupit të Leonard Dukës dhe Ervis Martinajt.
Vendimi i Apelit ndryshon kështu atë të shkallës së parë, e cila në janar të këtij viti kishte dënuar Leonard Dukën me 30 vite burg, ndërsa vëllain e tij Erlis Duka e kishte shpallur të pafajshëm.

