Wednesday / November 25 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Aktualitet Lajmet Kryesore Nga Vendi

IGJEO paralajmëron reshje intensive të enjten, rrezik për përmbytje në shtatë qarqe

Share Share Icon

Reshjet e dendura të shiut që pritet të përfshijnë vendin të enjten, më 26 nëntor, mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara në zonat urbane, vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), në buletinin e fundit mbi rreziqet natyrore, paralajmëron se në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.

Reshjet intensive pritet të sjellin gjithashtu rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm të vendit, përfshirë Drin-Bunën, Matin, Ishmin, Erzenin, Shkumbinin, Semanin dhe Vjosën.

Shkodra, qarku më i prekur nga reshjet

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet më intensive pritet të regjistrohen në qarkun e Shkodrës.

Në qarqet Kukës, Dibër dhe Lezhë parashikohen reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive.

Në qarqet Elbasan dhe Fier reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.

Në të gjitha qarqet e vendit reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Për pasditen e së mërkurës, më 25 nëntor, parashikohen reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës, të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Erë e fortë deri shumë e fortë në bregdet

Përkeqësimi i kushteve atmosferike do të shoqërohet edhe me intensifikim të erës, veçanërisht në zonat bregdetare.

Të enjten, era pritet të fryjë mesatare në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në bregdet do të jetë e fortë deri shumë e fortë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të luhaten nga 11 deri në 17 gradë Celsius në bregdet, nga 12 deri në 18 gradë në zonat e ulëta dhe nga 3 deri në 13 gradë në zonat malore.

Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave mbulon periudhën deri në mesnatën e 26 nëntorit.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Drafti, pas “djegies” së miliona eurove në inceneratorë, qeveria përparësi riciklimit të mbetjeve

Pas një dekade investimesh në inceneratorë, Shqipëria po përgatit rregulla të reja për menaxhimin e mbetjeve, duke i dhënë përparësi riciklimit dhe...

57 minutes më parë 3 Min Lexim

Sigurimi i detyrueshëm motorik drejt standardeve europiane: Çfarë ndryshon për qytetarët dhe tregun?

Aranit Muja/ Drejtor i Administrimit të riskut/AMF   Sigurimi i detyrueshëm motorik zë një vend të rëndësishëm në tregun shqiptar të sigurimev...

1 hour më parë 7 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!