E mërkurë, 25 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO dënon Erlis Dukën me 28 vite burg
Lajme

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO dënon Erlis Dukën me 28 vite burg

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë për Erlis Dukën, duke e dënuar me 28 vite burg për çështjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko. Në gjykimin e mëparshëm, ai ishte shpallur i pafajshëm, por Apeli ka vendosur tashmë një dënim të rëndë me burg për të.

Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë të përfshirë në këtë proces, Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimet e dhëna në shkallën e parë.

Konkretisht, Leonard Duka është dënuar me 30 vite burg, ndërsa Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga do të vuajnë nga 25 vite burg secili.

Vendimet për persona të tjerë të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Santiago Malkos janë dhënë edhe në procese të veçanta gjyqësore. Blendi Teta është dënuar me 25 vite burg, ndërsa Ilir Selmani me 28 vite burg.

Çështja lidhet me vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e rëndë e ndodhur në Tiranë, për të cilën janë akuzuar persona të lidhur me grupin e njohur si klani Duka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.