FOTO- Festa e Pavarësisë së Shqipërisë kremtohet edhe në Athinë

25 Nëntor 2026 | 13:30

114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festa e Flamurit janë kremtuar edhe në Athinë, në një pritje zyrtare të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, nën kujdesin e ambasadores Luela Hajdaraga.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe greke, diplomatë të trupit diplomatik të akredituar në Greqi, përfaqësues të politikës, biznesit, medias, si dhe personalitete të tjera të jetës publike.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive dhe përbënte një mundësi për të shënuar një prej datave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, por edhe për të përcjellë mesazhe mbi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në aktivitet ishte e pranishme edhe ministrja greke e Turizmit, Olga Kefalogianni, e cila përcolli urimet e saj me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në fjalën e saj, ministrja greke theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe lidhjeve që ekzistojnë mes dy vendeve, duke përcjellë gjithashtu një mesazh në emër të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi, ndërsa prania e gjerë e trupit diplomatik dhe e personaliteteve nga fusha të ndryshme i dha ceremonisë një karakter të veçantë institucional.

Gjatë aktivitetit u vu në dukje rëndësia e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Greqi dhe e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë turizmin, ekonominë, kulturën dhe marrëdhëniet njerëzore mes dy vendeve.

Kremtimi i Pavarësisë në Athinë u shoqërua me urime për popullin shqiptar dhe me vlerësime për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Guvernatori Sejko takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Kotzeva

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Kotzeva, në kuadër të vizitës së saj...
13:27 | 25/11/2026

Berisha: Është tragjik refuzimi i shtëpive botuese për të publikuar librin për McGonigalin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion transnacional dhe SPAK-un për mosveprim në hetimin e dosjes shqiptare...
13:24 | 25/11/2026

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli paraqitet për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës (VIDEO)

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë...
13:19 | 25/11/2026