Reshjet e shiut pritet të përfshijnë nesër vendin, qarqet më të rrezikuara për tu përmbytur
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme priten reshje intensive në disa qarqe të vendit.
IGJEUM ka ngritur alarmin për rrezik përmbytjesh dhe rrëshqitjesh dherash, në qarkun e Shkodrës, ndërsa në Kukës, Dibër dhe Lezhë parashikohen reshje intensive deri lokalisht shumë intensive.
Reshje intensive priten gjithashtu në qarqet Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Sipas institutit, në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër rreziku i vërshimeve të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, si dhe i rrëshqitjeve të dherave është më prezent.
IGJEUM paralajmëron gjithashtu se reshjet do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm, përfshirë Drin-Bunën, Matin, Ishmin, Erzenin, Shkumbinin, Semanin dhe Vjosën.






