Apeli i GJKKO ka rrëzuar këtë të mërkurë kërkesën e ish-presidentit Ilir Metës lidhur me kundërshtimin e pezullimit të afateve të paraburgimit. Ish-presidenti ka pretenduar në ankim se ka qenë prezent në çdo seancë dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi për shtyrjen e gjyqeve për arsye që nuk kanë qenë të lidhura me të. Meta ka deklaruar se shtyrja e gjyqeve është bërë për shkak të bojkotit të avokatëve dhe jo prej mungesës së tij. Kreut të Partisë së Lirisë i janë pezulluar disa herë afatet e paraburgimit gjatë seancave të dështuara në muajin shtator për shkak të bojkotit të vendosur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.