Pak ditë pasi u rikthye nga Itali, ku iu nënshtrua disa operacioneve në sy, Erion Vushkulli është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës.

I riu i cili mbeti i plagosur me plumb gome në sy gjatë një prej protestave në kryeqytet, do të pyetet në lidhje me ngjarjen.

Për këtë rast, prokuroria ka nisur hetimet, ndërsa Vishkulli u njoftua menjëherë pas mbërritjes nga Italia për t’u paraqitur në Prokurori.