Aktualitet

Vrasja e ish-policit Santiago Malko/ Apeli i GJKKO rikthen në burg Erlis Dukën, vëllai i kreut të “klanit Duka”!

Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në burg Erlis Dukën, vëllanë e Leonard Dukës.

Top Channel bën me dije se ai ishte shpallur i pafajshëm nga shkalla e parë, ndërsa Apeli e dënon me 28 vite burg.

Ndërkohë për Leonard Dukën u la në fuqi dënimi me 30 vite burg.  SPAK e kundërshtoi pafajësinë që GJKKO i dha Erlis Dukës.

Më herët, për vrasjen e Santiago Malkos, Gjykata e Posaçme ka dënuar me 130 vite burgim në total edhe pesë të akuzuar të tjerë, mes tyre Leonard Duka, i konsideruar si shefi i klanit Duka, që mori 30 vjet heqje lirie, ndërsa vëllai i tij mori pafajësi. SPAK i konsideron dy vëllezërit si organizatorë të krimit.

Ndërsa të dyshuarit si anëtarë, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga u dënuan me nga 25 vite burgosje. Të gjithë ata konsiderohen nga prokuroria anëtarë të grupit kriminal rival me grupin e Ervis Martinajt, i zhdukur prej gushtit të vitit 2022.

Emri i Leonard Dukës doli dhe në dosjen e operacionit “Revanshi”, ku u zbardhën komunikime e biseda të zhvilluara në aplikacionin “Sky” dhe “Encrochat”.

Në këto biseda, Duka thurte plane për eliminimin fizik të Ervis Martinajt dhe lidhjeve të afërta të tij shoqërore, siç ishte Erigers Mihasi.

LEXO EDHE: Gjykata e Lartë nuk i hoqi sekuestron mbi 25 pasuri, reagon Malltezi: Beteja ligjore në Strasburg, prej tre muajsh presim Kushtetuesen

Mbi këto dyshime për Leonard Dukën, SPAK ka ngritur akuzën e sigurimit të kushteve të vrasjes në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Dhunimi i babait të vëllezërve Duka, dyshohet se është edhe shkaku i armiqësisë mes ish-miqve Duka-Martinaj, që kaluan më tej në konflikt të përgjakshëm.

Nga hetimet dhe dëshmitë, rezulton se Malko kishte rrahur babanë e vëllezërve Duka dhe situata kishte denigruar më tej, teksa ish-polici cilësohej si mbështetës i “mbretit të kumarit”, Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej 8 gushtit 2022 pa asnjë gjurmë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.