Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor mesditën e kësaj të mërkure, pranë Ishull-Lezhës, në aksin Lezhë-Milot.
Përplasja ka shkaktuar plagosjen e tre personave, njëri prej të cilëve është i mitur.
Të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin trajtimin mjekësor.
Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar se si ndodhi përplasja dhe cilat ishin shkaqet që çuan në aksident.













