‘Protesta është detyrim madhor i PD, duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi’. Kështu deklaroi gjatë takimit me deputët e PD kreu i opozitës.
Berisha: Të nderuar deputete dhe deputetë, zoti kryetar, zoti sekretar i përgjithshëm.
Së pari ju përshëndes dhe para se të ndalem shkurtimisht mbi buxhetin, dua të shtroj para jush dhe të gjithë Partisë Demokratike detyrimin madhor që kjo parti, deputetët, drejtuesit, anëtarët e saj kanë, të protestojnë.
Nuk mund të ketë kurrë paqe me diktaturën.
Dhe Partia Demokratike duhet ta ketë të qartë se në kodin e saj të mbrojtjes së interesit të shqiptarëve, protesta mbetet krah vizionit të saj dhe organizimit, detyrim madhor para qytetarëve shqiptarë.
Protestat janë të lodhshme, protestat kërkojnë sakrifica, por në narkodiktaturë, në një vend ku për regjimin nuk ekzistojnë ligje dhe Kushtetutë, opozita duhet të jetë në këmbë dhe në protestë.
Pse po e shtroj këtë?
Po e shtroj këtë problem sepse koha, momenti, është suksesi i pamohueshëm i protestës që filloi në dhjetor të vitit të kaluar dhe që vazhdon dhe sot kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij.
Në kushtet e një rreziku ekzistencial të vërtetë, ne do reagojmë në mënyrë të pandryshueshme me protesta sa më të fuqishme kundër këtij regjimi, i cili përdor dhjetëra dhe qindra milionë për të shuar zërin tonë, për të shuar zërin e popullit opozitar.
Edi Rama është një rrezik real për ekzistencën kombëtare, për ekzistencën tonë si komb në Shqipëri.
Por në qoftë se ne nuk jemi në mënyrë të vazhdueshme dhëmbë për dhëmbë me të, dhe kjo nënkupton dhe protestën, ne nuk vlejme. Ne nuk i duhemi gjë!
Absolutisht, ne nuk mund të bëhemi dekor i një regjimi, por luftëtarë të paposhtur kundër tij.
Ju jeni dëshmitarë se çfarë dhune të egër përdor ai kundër protestuesve paqësorë, për fajin e vetëm, sipas tij, se guxojnë të dalin para kryeministrisë. Se ai është sheshi i Kristaqit, sikur ia ka lënë Kristaqi atë shesh.
Dhe dëgjoja hajdutë të tij nëpër media që 'e kanë sheshin Skënderbej, ç'duan ata aty?'.
Ndalojnë dhe intimidojnë, bëjnë presion ndaj kryetarit të forumit të intelektualëve, Ermal Hasimja, sepse është rreshtuar me protestën dhe e marrin sikur është në ndonjë aeroport armiqësor të huaj, e nxjerr policia dhe pastaj thotë 'na fal' thotë, 'po për shkak të protestës e bëmë këtë'.
Ndaj dhe Partia Demokratike, drejtuesit, deputetët, duhet të kenë një mobilizim total. Ne nuk tërhiqemi, ne do qëndrojmë të paposhtur.
© SYRI.net
Berisha: Më 28 Nëntor të bashkohemi në protestën më të fuqishme qytetare për të nderuar flamurin
Pas përjashtimit edhe Spiropali e kupton që Rama ka ndërtuar autokraci: Kemi vetëm dy rrugë…
'Në vijim të materialeve për përfshirjen e tij me ish-Sigurimin' - Tufa publikon një dokument tjetër për Fezollarin