Deputetët e grupit të Partisë Demokratike kanë paraqitur 28 amendamente për buxhetin 2027dhe paketën fiskale.

“Synojnë të shndërrojnë buxhetin nga financim për korrupsion në financim për shërbimet ndaj qytetarëve shqiptarë”, tha kreu i grupit, Gazment Bardhi, i cili edhe i renditi shkurtimisht.

28 amendamentet:

  1. 1. Pezullimi i pagesave për inceneratorin e Tiranës.
    2. Trefishimi i fondeve për ish-të përndjekurit politikë.
    3. Shkurtimi me 20% i shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore.
    4. Rritja me 30% e pagave në sektorin e shëndetësisë.
    5. Ulja në 6% e TVSH-së për ujin.
    6. Ulja në 6% e TVSH-së për energjinë.
    7. Realizimi i dy projekteve të investimit në infrastrukturën rrugore në qarkun e Beratit.
    8. Alokimi i 5 miliardë lekëve për kompensimin e prodhuesve si pasojë e zhvlerësimit të euros.
    9. Vendosja e minimumit jetik në masën 20 mijë lekë në muaj.
    10. Alokimi i 5 miliardë lekëve për fillimin e shlyerjes së detyrimeve të ndërsjella në sektorin e energjisë.
    11. Rritja me 50% e transfertës së pakushtëzuar.
    12. Alokimi i 1 miliard lekëve për përballimin e pasojave të përmbytjeve në Shkodër.
    13. Alokimi i 1 miliard lekëve për përballimin e pasojave të përmbytjeve në Lezhë.
    14. Rritja e pensioneve dhe vendosja e një bonusi që përfaqëson një rritje reale, të drejtë dhe të përhershme.
    15. Dyfishimi i ndihmës ekonomike.
    16. Rritja e financimit për kërkimin shkencor në nivelin 0,1% të PBB-së.
    17. Rritja me 30% e pagave në sektorin e arsimit.
    18. Dyfishimi i fondit për rimbursimin e barnave.
    19. Rritja me 1 pikë përqindjeje të PBB-së e buxhetit për arsimin.
    20. Anulimi i rritjes së TVSH-së në 21%, duke ruajtur normën ekzistuese prej 20%.
    21. Trefishimi i subvencioneve për sektorin e bujqësisë.
    22. Pezullimi i pagesave për çdo PPP me financim nga buxheti i shtetit.
    23. Anulimi i rritjes së taksës vjetore të automjeteve.
    24. Rritja me 1 pikë përqindjeje të PBB-së e buxhetit për shëndetësinë.
    25. Vendosja e një takse të sheshtë për fitimin dhe pagat, si dhe anulimi i rritjes së taksës mbi dividendin.
    26. Rritja me 30–50% e pagave për të gjithë administratën publike.
    27. Ndërprerja e plotë e financimit të koncesionit të laboratorëve.
    28. Për dhënien e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.

Lajm në përditësim...