Përkeqësohet moti në Vlorë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat (VIDEO)

25 Nëntor 2026 | 14:15

Kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike pritet të përfshijnë Gjirin e Vlorës gjatë datave 25 dhe 26 nëntor. Për këtë arsye, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar ndalimin e dhënies së lejeve të nisjes për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës.

Sipas njoftimit, kufizimi nis sot, në orën 15:00, dhe do të jetë në fuqi deri më 26 nëntor, në orën 20:00. Era pritet të fryjë nga drejtimi jug-juglindje, me forcë 6-7 ballë dhe shpejtësi 15-20 metra në sekondë, ndërsa dallgët parashikohet të arrijnë nga 1.5 deri në 2.5 metra.

Autoritetet detare u kanë kërkuar subjekteve dhe institucioneve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në port dhe të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë lundrimin normalisht. Përmirësimi i kushteve për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit pritet pas orës 22:00 të datës 26 nëntor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arjola Byzyka merr drejtimin e Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, Veliaj: Nga viti 2027 do të jenë falas

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar këtë të mërkurë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, emërimin e Arjola Byzyka-s në krye...
14:07 | 25/11/2026

Mesazhi i ambasadorit të SHBA në takimin me kreun e SPAK: Askush nuk është mbi ligjin. Luftë karteleve të drogës dhe korrupsionit

Ambasada amerikane ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar i ambasadorit Eric Wendt me kreun e SPAK, Klodian Brahon dhe drejtuesin e BKH-së, Joni Keta...
13:55 | 25/11/2026

Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur! Mes tyre një i mitur

Një aksident rrugor mes tre automjeteve është regjistruar pak minuta më parë pranë Ishull-Lezhës, në aksin Lezhë-Milot. Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti kanë mbetur të...
13:53 | 25/11/2026