“Në shërbim të qytetarëve”, Bardhi: PD-ja propozon 28 amendamente për buxhetin dhe paketën fiskale

25 Nëntor 2026 | 14:27

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bëri të ditur këtë të mërkurë, pas mbledhjes së grupit, se opozita ka propozuar 28 amendamente në projektbuxhetin e ri dhe paketën fiskale. Sipas tij, këto propozime kanë si synim lehtësimin e kostos së jetesës për qytetarët.

Sipas listës, propozimet e demokratëve prekin shtylla ekonomike dhe sociale, duke përfshirë rritjen e pagave dhe pensioneve, uljen e taksave për energjinë dhe ujin, si dhe ndërprerjen e pagesave për inceneratorin e Tiranës dhe koncesionet.

AMENDAMENTET E PROPOZUARA NGA GRUPI PARLAMENTAR I PD PËRFSHIJNË:

  1. Vendosja e minimumit jetik në masën 20 mijë lekë në muaj.
  2. Rritja me 30–50% e pagave për të gjithë administratën publike.
  3. Ulja në 6% e TVSH-së për ujin.
  4. Ulja në 6% e TVSH-së për energjinë.
  5. Pezullimi i pagesave për inceneratorin e Tiranës.
  6. Për dhënien e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.
  7. Trefishimi i fondeve për ish-të përndjekurit politikë.
  8. Shkurtimi me 20% i shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore.
  9. Rritja me 30% e pagave në sektorin e shëndetësisë.
  10. Realizimi i dy projekteve të investimit në infrastrukturën rrugore në qarkun e Beratit.
  11. Alokimi i 5 miliardë lekëve për kompensimin e prodhuesve si pasojë e zhvlerësimit të euros.
  12. Alokimi i 5 miliardë lekëve për fillimin e shlyerjes së detyrimeve të ndërsjella në sektorin e energjisë.
  13. Rritja me 50% e transfertës së pakushtëzuar.
  14. Alokimi i 1 miliard lekëve për përballimin e pasojave të përmbytjeve në Shkodër.
  15. Alokimi i 1 miliard lekëve për përballimin e pasojave të përmbytjeve në Lezhë.
  16. Rritja e pensioneve dhe vendosja e një bonusi që përfaqëson një rritje reale, të drejtë dhe të përhershme.
  17. Dyfishimi i ndihmës ekonomike.
  18. Rritja e financimit për kërkimin shkencor në nivelin 0,1% të PBB-së.
  19. Rritja me 30% e pagave në sektorin e arsimit.
  20. Dyfishimi i fondit për rimbursimin e barnave.
  21. Rritja me 1 pikë përqindjeje të PBB-së e buxhetit për arsimin.
  22. Anulimi i rritjes së TVSH-së në 21%, duke ruajtur normën ekzistuese prej 20%.
  23. Trefishimi i subvencioneve për sektorin e bujqësisë.
  24. Pezullimi i pagesave për çdo PPP me financim nga buxheti i shtetit.
  25. Anulimi i rritjes së taksës vjetore të automjeteve.
  26. Rritja me 1 pikë përqindjeje të PBB-së e buxhetit për shëndetësinë.
  27. Vendosja e një takse të sheshtë për fitimin dhe pagat, si dhe anulimi i rritjes së taksës mbi dividendin.
  28. Ndërprerja e plotë e financimit të koncesionit të laboratorëve.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkeqësohet moti në Vlorë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat (VIDEO)

Kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike pritet të përfshijnë Gjirin e Vlorës gjatë datave 25 dhe 26 nëntor. Për këtë arsye, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka...
14:15 | 25/11/2026

Arjola Byzyka merr drejtimin e Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, Veliaj: Nga viti 2027 do të jenë falas

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar këtë të mërkurë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, emërimin e Arjola Byzyka-s në krye...
14:07 | 25/11/2026

Mesazhi i ambasadorit të SHBA në takimin me kreun e SPAK: Askush nuk është mbi ligjin. Luftë karteleve të drogës dhe korrupsionit

Ambasada amerikane ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar i ambasadorit Eric Wendt me kreun e SPAK, Klodian Brahon dhe drejtuesin e BKH-së, Joni Keta...
13:55 | 25/11/2026