Sport

Bayerni i Mynihut bën sqarimin për Musialën: Ekzaminimet e para neurologjike u kryen në prill!

Bayern Munich ka sqaruar se Jamal Musiala iu nënshtrua për herë të parë ekzaminimeve mjekësore për simptoma të ngjashme me episodet e mungesës së vetëdijes më 22 prill 2025, dy muaj pasi kishte firmosur rinovimin e kontratës me klubin deri më 30 qershor 2030.

Ky sqarim është bërë në një komunikatë të publikuar nga klubi në bashkëpunim me agjencinë 11ëins, e cila menaxhon interesat e futbollistit, pas informacioneve të publikuara ditët e fundit në lidhje me historikun e tij mjekësor. Sipas komunikatës, ekzaminimet u kryen në koordinim me Bayernin e Mynihut dhe stafin e tij mjekësor, menjëherë pas shfaqjes së parë të simptomave neurologjike.

Komunikata vjen pas deklaratave publike të anëtarëve të bordit mbikëqyrës, Uli Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge, të cilët kishin ngritur mundësinë e uljes së pagës së futbollistit, duke vënë në dyshim nëse Musiala do të jetë në gjendje të rikthehet në nivelet e tij të mëparshme sportive, pavarësisht disfunksionit neurologjik nga i cili vuan. Pas polemikave të krijuara, drejtuesit më të lartë të klubit, mes tyre presidenti Herbert Hainer dhe drejtorët ekzekutivë Jan-Christian Dreesen dhe Max Eberl, zhvilluan një takim me përfaqësuesit e futbollistit me bisedimet që u cilësuan si konstruktive.

LEXO EDHE: ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe paga

‘Shëndeti i futbollistit është mbi gjithçka tjetër për të dyja palët. Jamal Musiala do të ketë mbështetjen e plotë të klubit gjatë gjithë procesit të rikuperimit’- thuhet në komunikatë.

Klubi dhe përfaqësuesit e lojtarit ranë dakord të vijojnë dialogun në frymën e bashkëpunimit dhe në mënyrë konfidenciale.

LEXO EDHE: Champions League/ Roma vihet përballë ‘malit’ PSG, kampionët e Evropës duan të vijojnë me fitoret!

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.